″eva.stories″: Përkujtimi i Holokaustit në Instagram | Bota | DW | 04.05.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

"eva.stories": Përkujtimi i Holokaustit në Instagram

Një Instagram-story mbi vrasjen e Eva Heymann-it në Auschwitz është klikuar me miliona herë. ​​Nismëtarët dëshirojnë kështu që të mbajnë gjallë kujtimin e Holokaustit në botën digjitale. Por ka edhe kritika.

Israel Eva's Stories - Werbung in Tel Aviv (Reuters/A. Cohen)

Izrael "eva.stories"- reklamë në Tel Aviv

"Sot do të bëhem 13 vjeçe! Tani do të ha akullore me kushëririn tim!" Në videoklipin e bërë nga një adoleshente dëgjohet fillimisht zëri i një vajze, pastaj ajo qesh. Pastaj vrapon drejt një furgoni akullorësh dhe në sfond duket një flamur me kryqin e thyer.

Kamera kthehet nga shikuesit dhe shohim Evën. Ajo është personazhi i eva.stories, një projekt me video në anglisht, e titra hebraisht, që tregon historinë e vërtetë të vajzës, hebraike, Eva Heymann. 

Eva ishte një vajzë që i pëlqente të vallëzonte, donte të bëhej fotoreportere, por u vra nga nazistët në Aushwitz, në tetor 1944. Më 13 shkurt 1944, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, ajo filloi të mbante ditar, deri në deportimin e saj në qershor. Kjo është arsyeja pse Eva Heymann quhet edhe Anne Frank e Hungarisë 

Nuk ka thuajse asnjë dëshmitar okular

Ungarn Eva Heyman 1944 Hochformat (picture-alliance/AP Photo/Yad Vashem)

Eva Heymann 1944 - vetëm pak muaj përpara se të vritej

Krijuesit e projektit, milioneri izraelit, Mati Kochavi, dhe vajza e tij Maya, e shohin Instagramin si një platformë ideale për ta njohur rininë me historinë e Holokaustit. "Në epokën digjitale, ku intervali i vëmendjes është shumë i shkurtër, ... dhe për shkak të numrit gjithnjë e në zhdukje të dëshmitarëve okularë, duhet të gjejmë  mënyra të reja të kujtimit dhe raportimit", thotë 57-vjeçari, Kochavi, sipas një njoftimi për shtyp. "eva.stories" dëshiron të "përdorë mediat sociale për një lloj të ri të kujtimit. Shpresojmë kështu që t'ua sjellim pak më nga afër përdoruesve të internetit jetën e Evës dhe ndjenjat dhe mendimet e brendshme të saj, thotë Kochavi.

Rreth 400 teknikë, aktorë dhe figurantë nga mbarë bota morën pjesë në produksion. Mendohet se ky ka kushtuar disa milionë dollarë amerikanë. Në Izrael, "eva.stories" ka ngjallur protesta. Para se "eva.stories" të hynte në internet, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Izrael, më 1 maj, ishte prezantuar një klip i shkurtër në rrjet. Për videon e Instagram-it thuhet se është klikuar më shumë se 100 milionë herë brenda vetëm 14 orëve.

Instagram Screenshot eva.stories (Instagram/Eva)

Profili fiktiv i Eva Heymann-it në instagram

Lavdërime dhe kritika

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte bërë reklamë për formatin në Twitter. "Unë dua të inkurajoj të gjithë që të tregojnë historitë e atyre që u vranë në Holokaust", tha Netanyahu. "Që ta marrë vesh bota, e që ne të kujtojmë atë që kemi humbur dhe atë që e kemi fituar sërish".

Megjithatë, disa e kritikojnë "eva.stories" duke thënë se platforma e medieve sociale është vendi i gabuar për përkujtimin e Holokaustit. Në një artikull editorial në të përditshmen izraelite Haaretz, mësuesi i Yuval Mendelson paralajmëroi se ky projekt do të ketë pasoja: "Rruga nga eva.stories te selfie-t e adoleshentëve te hyrja e Auschwitz-Birkenau është e shkurtër," shkruante Mendelson. "Një profil fiktiv në Instagram për një vajzë të vrarë në Holokaust është i papërligjshëm."