1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evakuime nga lagjet periferike të kryeqytetit grek

23 Gusht 2009

Për shkak zjarreve që janë përhapur në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash, autoritetet kanë shpallur për rajonin e Atikës gjendjen e jashtëzakonshme.

https://p.dw.com/p/JGvG
Zjarr në Maratonë, në verilindje të Athinës (22.08 2009)
Zjarr në Maratonë, në verilindje të Athinës (22.08 2009)Fotografi: AP

Lagjet periferike të Athinës po kërcënohen gjithnjë e më shumë prej zjarreve që kanë përfshirë pyjet dhe shkurret në veriperëndim të kryeqytetit grek. Për shkak të përhapjes së këtyre zjarreve autoritetet greke kanë urdhëruar evakuimin e plotë të një lagjeje periferike të kryeqytetit grek.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme
Autoritetet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshmeFotografi: AP

Të 10.000 banorët e Agios Stefanos, rreth 20 km në periferi të Athinës u detyruan të largohen nga shtëpitë. Autoritetet kanë shpallur për rajonin e Atikës gjendjen e jashtëzakonshme. Zjarret janë përhapur në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash.

Zjarrëfikësit po përdorin avionë dhe helikopterë për të penguar përhapjen e zjarreve, por ato po vazhdojnë të përhapen për shkak të erës së fortë. Deri tani janë djegur 12.000 hektarë pyll. Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar rreth 600 zjarrfikës.

Për shkak të djegies së pyjeve në Athinë u shtynë edhe dy ndeshje të kategorisë së parë. Të favorizuara prej nxehtësisë, në të gjithë vendin kanë shpërthyer 140 zjarre.