1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sanierungsfall Euro

Pandeli Pani14 Korrik 2011

Kur një produkt rezulton konstruksion i gabuar, ai nxirret nga prodhimi dhe eliminohen mangësitë në funksionim. Kjo është e mundur edhe me bashkimin monetar, mendon Rolf Wenkel.

https://p.dw.com/p/11uUX
Rubrikenbild Kommentar albanisch. DW-Grafik: Per Sander 2010_06_18_sendungslogos_albanisch.psd

Bashkimi monetar evropian ka qenë që nga fillimi një konstruksion i gabuar. Edhe pse krijuesit e tij e kishin të qartë se hapësira homogjene monetare mund të funksionojë vetëm me ekonomi popullore që kanë rendimente të ngjashme ekonomike, ata nxituan tö pranojnö sa mö tepör vende. Dhe mö e keqja politika nuk është e gatshme, që të pranojë këtë defekt në konstruksion. Ajo përpiqet të shërojë simptomat, shpërndahet nëpër procese dytësore si janë agjencitë e vlerësimit, përpiqet të fitojë kohë me paketa ndihme, dhe ngre kantiere të reja pa u marrë me defektin e vërtetë të konstruktit. Wenkel, Rolf komenton.

Bashkimi monetar evropian ka qenë që nga fillimi një konstruksion i gabuar. Krijuesit e tij e kishin të qartë se hapësira homogjene monetare mund të funksionojë vetëm me ekonomi popullore që kanë rendimente të ngjashme ekonomike, megjithatë kriteret e konvergjencës që u zhvilluan pikërisht nga kjo arsye për pranim në klubin monetar, ishin të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Sepse këto kritere u përzgjodhën në mënyrë arbitrare nga Pakti i Mastrihtit, dhe i referoheshin nivelit të inflacionit, normave afatgjata të interesit, borxheve të reja vjetore dhe borxheve në përgjithësi të një vendi kandidat për t'u pranuar.

Në këtë mënyrë zhvillimet difektoze u programuan. Sepse kjo u dha vendeve mesdhetare me monedha të dobta rastin, që të fitonin pikë. Në momentin e pranimit ato i patën përmbushur kriteret deri diku dhe tek disa madje u mbyll një sy, të paktën një nga vendet bëri mashtrime të mëdha, e rëndësishme ishte që të merrje pjesë në bashkimin monetar.

Por më e keqja është se këto kritere konvergjence nuk thonë asgjë për dobësitë dhe aftësitë strukturore të një vendi, e për më tepër nuk thonë asgjë për aftësinë konkuruese në nivel ndërkombëtar. Sigurisht, faktorë të tillë

është e vështirë nuk mund të maten lehtë, dhe ëshët e vështirë ngjeshja e tyre në një indeks. Por, ato duhet të përfshiheshin në një formë të caktuar për të gjykuar nëse një vend ishte i përshtatshëm për euron apo jo.


Ambicie të gabuara

Në këtë mënyrë vende me dobësi strukturore dhe të paafta për të konkuruar zunë vend në bashkimin monetar, duke mos i bërë vetes ndonjë favor. Përkundrazi. Vërtet që në fillim euro u dha atyre norma të mira interesi nga vendet veriore evropiane duke shkaktuar një boom të vogël, por në afat të gjatë këto vende vetëm kanë dëmtuar veten. Sepse sa më shumë që ekziston bashkimi evropian, aq më të qarta bëhen dobësitë strukturore të këtyre vendeve, dhe aq më e madhe bëhet distanca me zhvillimin produktiv të vendeve të disiplinuara të Evropës veriore.

Çështja nuk do të kishte qenë kaq tragjike, sikur dhramia greke dhe skudoja protugeze të ishin zhvleftësuar nëpërmjë disa hapave të rregulluara në mënyrë kontraktore. Sot, kjo nuk mund të ndodhë më, sepse monedha e tyre sot quhet euro.

Politika nuk është e gatshme, që të pranojë këtë defekt në konstruksion. Ajo përpiqet të shërojë simptomat, shpërndahet nëpër procese dytësore siç janë agjencitë e vlerësimit, përpiqet të fitojë kohë me paketa ndihme, dhe ngre kantiere të reja pa u marrë me defektin e vërtetë të konstruktit. Ndërkohë që një mënyrë e re e konstruimit të euros është ende e mundur, sigurisht vetëm me masa vendimtare dhe radikale. E para, kreditorët duhet të pranojnë një pjesë të borxheve. Argumenti se në këtë mënyrë Greqia dhe Portugalia do të shkëputeshin nga tregu i kapitaleve, nuk qëndron sepse ashtu ose kështu këto dy vende nuk do të jenë në gjendje të përmirësojnë emrin e tyre. Sistemi i bankave nuk do të pësonte kolaps, sepse pjesa më e madhe e instituteve financiare i kanë shitur rreziqet e tyre, tek Banka Qendrore Evropiane.

Autor: Rolf Wenkel

Redaktoi: Elert Ajazaj