1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Euro 2020: UEFA nuk lejon ndriçimin me ngjyrat e ylberit

22 Qershor 2021

Këshilli bashkiak i Mynihut donte të dërgonte një mesazh në mbështetje të personave LGBT+ në Hungari. Por UEFA e refuzoi kërkesën për të ndriçuar Arenën e Mynihut me ngjyrat e ylberit.

https://p.dw.com/p/3vIqp
Fußball EM EURO 2020 in München
Fotografi: Frank Hoermann/SvenSimon/picture alliance

Të martën paradite (22.06) UEFA e refuzoi ërkesën e bashkiakëve të Mynihut për ta ndriçuar me ngjyrat e ylberit stadiumin e futbollit të qytetit gjatë ndeshjes së Gjermanisë kundër Hungarisë që do të zhvillohet të mërkurën. "UEFA është në bazë të statutit një organizatë neutrale poitike dhe fetare. Për shkak të kontekstit politik të kësaj kërkese të veçantë, UEFA-s i duhet ta refuzojë këtë kërkesë", shpjegon Unioni i Futbollit Europian refuzimin.

Bashkiakët e Mynihut donin të shprehnin me këtë veprim solidaritet me komunitetin LGBT+ në Hungari, pasi qeveria hungareze miratoi javën e kaluar një ligj që ndalon shpërndarjen e informacioneve që mendohet se promovojnë homoseksualitetin ose identitetet gjinore jo binare në radhët e të miturve.

Fußball | Allianz Arena in Regenbogenfarben
Fotografi: Frank Hoerman/augenklick/SvenSimon/picture alliance

"Ky ligj përbën një përpjekje të re për heqjen e të drejtave të lezbikeve, të homoseksualëve, të biseksualëve dhe të transgjinorëve dhe Mynihu mbështet diversitetin, tolerancën dhe barazinë e mirëfilltë në sport dhe në shoqëri." - thuhet në kërkesën e këshillit bashkiak të Mynihut drejtuar UEFA-s, e cila u mbështet nga të gjitha grupet politike të përfaqësuara në këshill.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha lidhur me idenë e këshillit bashkiak të Mynihut: "Flamuri i ylberit shpreh mënyrën se si duam të jetojmë: me respekt për njëri-tjetrin dhe kundër diskriminimit." Ndërsa kryeministri bavarez Markus Söder tha: "Ky flamur sinjalizonte lirinë për të cilën angazhohet shoqëria jonë".

Kurse sipas agjencisë hungareze të lajmeve MTI, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i kishte kritikuar planet, duke thënë se "është jashtëzakonisht e rrezikshme të përzihet sporti dhe politika. Përvoja historike tregon se kjo është një gjë e keqe, dhe gjermanët e dinë këtë më mirë se kushdo".

Fußball EM 2021 | Torhüter Manuel Neuer mit Regenbogen-Binde
Manuel Neuer me ngjyrat e LGBT+Fotografi: Philipp Guelland/epa/AP/picture alliance

Një ditë më parë UEFA ndërpreu hetimin që kishte nisur ndaj kapitenit të kombëtares së Gjermanisë Manuel Neuer, i cili mbajti në krah një shirit me ngjyrat e ylberit si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Krenarisë.