Eugen Wolfarth zhvillon takime njohëse | Politika | DW | 08.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Eugen Wolfarth zhvillon takime njohëse

Shefi i ri i zyrës gjermane në Kosovë, Eugen Wolfarth, po zhvillon sot takimet e tij njohëse me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe vendorë në Kosovë

Prishtina

Prishtina


Shefi i ri i zyrës gjermane në Kosovë, Eugen Wolfarth u shpreh sot për media, se Berlini zyrtar është duke pritur raportin e emisarit special për vleresimin gjithpërfshirës të standardeve në Kosovë, Kai Aide. Ky do të jetë përcaktues në qëndrimin ndaj statusit të Kosovës. Këtë deklaratë, zoti, Wolfarth, e bëri pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi.

Një gjë dihet se, nuk ka kthim në gjendjen e vitit 1999. Për momentin gjendemi para një ngjarje shumë të rëndësishme, pra para përpilimit të raportit te ambasadorit kai Aide, për këtë arsye akoma nuk mund të them më shumë për këtë çështje. Presim që zoti Aide, të hartojë raportin e tij, tha zoti Wolfarth.

Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për rajonin dhe në dëshirojmë të kemi një bashkëpunim të mirë me ju. Mesazhi i shefit të zyrës gjermane në Prishtinë për qytetarët e këtushëm, është që ata të japin kontributin e tyre për të ardhmen. E rëndësishme është që të mbështesim qeverinë dhe përpjekjet e saj për të përmbushur standardet. Ky është një proces nëpër të cilin më herët kanë kaluar edhe Gjermania dhe vendet tjera të BE-së, tha Eugen Wolfarth. Koha për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës po afron, kjo shihet qartë edhe nga angazhimi i diplomatëve ndërkombëtarë, në radhët e udhëheqësve të këtushëm akoma nuk ka është arritur konsensusi. Është fjala për mospajtimet që manifestohen në Forumin Politik të Kosovës.

Shefi i ri i zyrës Gjermane në Kosovë, sot po zhvillon biseda edhe me krerët e administratës ndërkombëtare dhe udhëheqësit e subjekteve politike, ku tema qëndrore e bisedimeve janë përgatitjet për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës. Eugen Wolfarth, tha se qeveria e Gjermanisë, do t'a përkrah Kosovën në këtë linjë sikundër edhe vendet e Bashkimit Evropian.


  • Data 08.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtU
  • Data 08.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtU