″Eshtë e pajustifikueshme″ | Evropa | DW | 25.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Eshtë e pajustifikueshme"

Merkel dhe Shirak kerkojnë nga Izraeli përfundimin e bllokadës së Libanit

Merkel dhe Shirak

Merkel dhe Shirak

Kancelarja gjermane angela Merkel dhe presidenti francez Zhak shirak kerkojnë nga Izraeli që t ´i japë fund bllokadës së Libanit. Ajo është krejtësisht "e pajustifikueshme", tha Shirak të premten në një konferencë shtypi në Paris. Merkel deklaroi, se Gjermnia me mbrojtjen e bregdetit libanez mund të krijojë një premisë për përfundimin e bllokadës. Të them të vertetën, në një territor, i cili është sa gjysma e një departamenti francez, rreziku është i madh, që 15 000 ushtarë libanezë dhe 15 000 ushtarë të trupës së paqes t´i shkelin këmbët njëri-tjetrit." Presidenti francez Zhak Shirak deklaroi pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel se planifikimi për të derguar një trupë paqeje prej 15 000 vetesh kishte qenë i tepruar.
Për një sekondë kancelarja gjermane u duk e befasuar. Por nuk la asgjë të kuptohej gjatë pjesës tjetër të konferencës së shtypit. Në vend të kësaj theksoi edhe një herë. Gjermania do të marrë pjesë në trupën e paqes në radhë të parë me forca të marinës, për trupa këmbesorie nuk është menduar.

"Ne do të japin ndoshta kontribut teknik dhe kontribut në armatim, që i përket ndihmës së policisë libaneze për sigurimin e kufirit të saj. Dhe që Libani ka të drejtë të sigurojë kufinjtë e vet, këtë do ta pranojë edhe Siria."

Si kancelarja ashtu edhe presidenti francez theksuan, se misioni do të ketë sukses. Por rëndësi ka që e gjitha të mbeshtetet në një proces politik, duke rigjallëruar sërish kuartetin e Lindjes së Mesme. Pra një mision të përbashkët diplomatik të SHBA, OKB-së BE dhe Rusisë. Përndryshe nuk mund të mendohet një paqe e përhershme. Një hap i parë duhet të jetë, që Izraeli të lirojë sërish portet libaneze, me qëllim që vendi të furnizohet me mirë, tha Angela Merkel.
"Besoj, se kjo bllokadë duhet hequr, ashtu sic e parashikon rezoluta. Dhe ne besojmë, se me kontributin tonë gjerman, pra me mbrojtjen e bregdetit libanez do të krijojmë një premisë, që bllokada të hiqet edhe nga ana izraelite."

Aprovim për këtë nga ana e Zhak Shirakut. Ai nga ana i tij duhej t´i shpjegonte gazetareve të mbledhur se perse Francës i është dashur aq shumë kohë, për të forcuar angazhimin në trupën e paqes. Nderkohë që në vendet e tjera kjo ndodhi shumë më shpejt.

"Do të ishte mungesë përgjegjësie, të mirrje një vendim, që do të mund të rrezikonte jetën e ushtarëve francezë, pa patur më parë garanci, se operacioni do të rridhte më së miri, përsa i përket efikasitetit dhe sigurisë."

Dhe pikërisht këto premtim e ka marrë nga OKB-ja, tha Shirak. Shirak tha se nuk mund të japë detaje për një urdhër të mundshëm për operacion. Jemi sidoqoftë të gatshëm që të mbajmë komanden e trupës së paqes. Dhe kancelarja gjermane plotesoi se nuk pret grindje për këtë me Italinë.

  • Data 25.08.2006
  • Autor Malte Pieper
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAI
  • Data 25.08.2006
  • Autor Malte Pieper
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAI