″Eshtë e gatshme Gjermania të marrë rol drejtues në Evropë?″ | FOKUS | DW | 12.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

"Eshtë e gatshme Gjermania të marrë rol drejtues në Evropë?"

Të enjten (12.01) kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin në Uashington, ku zhvillon vizitën e parë pas marrjes së postit. Çfarë presin ShBA nga kancelarja Angela Merkel?

Angela Merkel, Washington

Angela Merkel, Washington

Në një vend, ku Hilari Klinton dhe Kondoliza Rajs, dy gra që qysh tani po diskutohen si kandidate të mundshme për postin e presidentit, janë të shumtë ata që e konsiderojnë si një atraktivitet plus, faktin që me Angela Merkelin për herë të parë një kancelare grua viziton ShBA. Por përveç kësaj ambasadori i Gjermanisë në ShBA, Volfgang Ishinger beson: "Se qeveria amerikane është shumë e interesuar që me Evropën në përgjithësi dhe me Gjermaninë në veçanti të krijojë sërish një raport më të ngushtë dhe më kredibël. Horizonti i asaj që pritet nga pala amerikane është pozitiv. Aq sa mendoj, se kjo vizitë do të hapë rrugën për t´i dhënë një shtysë të re qysh në fillim të vitit 2006 marrëdhënieve gjermano-amerikane."

Në çështjen e Irakut Gjermania dhe ShBA kanë pozicione të ndryshme. Përveç kësaj midis ish-kancelarit Gerhard Shrëder dhe presidentit Xhorxh Bush, kishte antipati personale. Se ku konsistojnë interesat e përbashkëta ku mund të bazohet një cilësi e re e marrëdhënieve bilaterale, Xhekson Xhejns, drejtor i institutit amerikan të studimeve për Gjermaninë: "Ne kemi një interes të jashtëzakonshëm për paqen në Lindjen e Mesme si dhe lidhur me raportin kundrejt Kinës që po rritet dita ditës si fuqi ekonomike. Ne amerikanët ashtu si edhe evropianët jemi të interesuar për zhvillimin mbarëbotëror, gjë që duhet ta koordinojmë së bashku. Të gjitha këto nuk arrihen vetëm, besoj se për shumicën e amerikanëve këtë e dëshmuan edhe zhvillimet e viteve të fundit në Irak."

Qeveria e Bushit pret disa gjëra prej Angela Merkelit: ndonëse jo trupa për në Irak, por një gjest simbolik në ndihmën për rindërtimin, siç është kualifikimi i policëve ose ndihma në sektorin humanitar. Në Uashington pritet vazhdimi pakufizim i angazhimit të trupave në Afganistan, gjë kjo që vlerësohet. Pritet gjithashtu ruajtja dhe forcimi i presionit dipomatik ndaj Iranit edhe në drejtim të Rusisë, ku do të udhëtojë Merkeli pas Uashingtonit. Tek Merkeli për një afat të mesëm shihet partneri i bisedimeve në Evropë, thotë ish-ambasadori i ShBA në Gjermani, Riçard Bërt: "pyetja që shtrojnë presidenti Bush dhe këshilltarët e tij është: se sa e gatshme është Gjermania të shfrytëzojë influencën e saj dhe të marrë një rol drejtues në Evropë dhe në partneritetin transatlantik?"

Nga ana tjetër në Uashignton ka predispozitë për ta dëgjuar kritikën e ngritur në mënyrë konstruktive lidhur me Guantanamon apo të drejtat e njeriut. Gjithashtu në Uashington është e qartë, se Angela Merkel e ka të vështirë që të përçojë në atdhe lidhur me ShBA. Ja se si argumenton Xhekson Xhejns: "Dihet që imazhi i presidentit Bush në Gjermani nuk është fort pozitiv. Por nuk besoj, se kjo influencon shumë. Çështja është, a mund të artikulojë ajo, se përse disa probleme duhen përballuar me Amerikën? Përse ka varësi reciproke dhe përse janë ato me interes për Gjermaninë. Besoj, nëse Merkeli mund ta bëjë këtë, ajo mund t´i sqarojë popullit gjerman, se s´ka alternativë veç dialogut me Amerikën. Çështja është se si duhet bërë kjo dhe me çfarë temash."

  • Data 12.01.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqge
  • Data 12.01.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqge