Erdogan kërkon kufizime të lirisë së shprehjes | Evropa | DW | 28.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Erdogan kërkon kufizime të lirisë së shprehjes

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan paralajmëroi të mërkurën përpara Këshillit të Evropës në Strassburg, për rrezikun që sjell urrejtja ndaj islamizmit dhe kërkoi kufij të rinj për lirinë e shprehjes.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan

Ka disa gjëra mbi të cilat heshtet në mënyrë diskrete, sepse kështu e kërkon etiketa diplomatike. Gjatë fjalimit të kryeministrit turk Erdogan në Strassburg, asnjë deputet nuk tha se Turqia u kritikua nga të gjitha palët ashpër ditën e martë. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e kritikoi Turqinë, se ka shkelur në shumë raste të drejtën e shprehjes dhe të mendimit. Por Erdoganit nuk i interesuan këto kritika. Ai erdhi në Strasburg, për të folur mbi vizionet e tij se si duhet të funksionojë e drejta për lirinë e shprehjes:"Çdo shoqëri ka vlerat, fenë, kulturën dhe traditat e veta. Askush nuk ka të drejtë ti kërcënojë ato. Ata që e bëjnë këtë gjë, shkaktojnë me këtë ndërhyrje vetëm urrejtje dhe terror" tha ai. Debati mbi karikaturat, i cili ka muaj që ka përfunduar tashmë, ishte shkak i mjaftueshëm për Erdoganin, që të shpjegonte përpara Këshillit të Evropës, se liria e shprehjes është një e drejtë e rëndësishme, por relative për një shoqëri të caktuar: "Liria ka kufijtë e saj, nuk mund të ketë liri pa kufij." Erdogan tha se në Perëndim liria e shprehjes keqpërdoret për të rritur urrejtjen dhe paragjykimet ndaj islamizmit. Kjo është edhe arsyeja përse bota myslimane mendon se Perëndimi nuk i respekton vlerat e saj. Erdogan paralajmëroi përpara Këshillit të Evropës ndaj përplasjes së kulturave, dhe tingëlloi pothuajse kërcënues, kur tha: "Zhvillimet e muajve të fundit janë shumë shqetësuese për ne të gjithë. Këtu po hasemi me një ndarje mes Perëndimit dhe botës së islamizmit, pra me një polarizim të rrezikshëm." Për të evituar pikërisht këtë rrzik, kryeministri turk u bëri thirrje shteteve perëndimore, që t´i integrojnë më mirë migrantët islamikë në Evropë, dhe t´i respektojnë ndjenjat e tyre fetare. Erdogan u shfaq përpara Këshillit të Evropës si zëdhënësi i të gjithë myslimanëve. Por pyetjes se si mbrohen në Turqi të drejtat e pakicave fetare, Erdogani nuk i dha përgjigje.
  • Data 28.06.2006
  • Autor Martin Durm
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAl
  • Data 28.06.2006
  • Autor Martin Durm
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAl