Erë miqësore në Pekin | Gjermania | DW | 22.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Erë miqësore në Pekin

Kancelarja Angela Merkel dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me Kinën në të gjitha nivelet duke i vënë një theks më të fortë çështjes së të drejtave të njeriut. Pas bisedimeve me kryetarin e partisë dhe të shtetit në Pekin në hapje të vizitës së parë në Kinë, kancelarja Angela Merkel, deklaroi se edhe në të ardhmen do të flasë hapur mbi problemin e të drejtave të njeriut.

Kryeministri kinez Wen Jiabao dhe Angela Merkel në Beijing, 22 maj 2006

Kryeministri kinez Wen Jiabao dhe Angela Merkel në Beijing, 22 maj 2006

Kryeministri kinez Ven Zhiabao premtoi në mënyrë "ceremoniale" mbrojtjen e garancive për pasurinë e ideve të teknlogjisë së lartë gjermane. Me këtë ai ka parasysh problemin e piraterisë. Kjo u vlerësua si një hap i rëndësishëm nga delegacioni, pasi ekonomia gjermane së fundi është ankuar për piraterinë e kinezëve ndaj teknologjisë dhe produkteve. Informacioni nga Pekini i korrespondentes Petra Aldenrat

Në sheshin e paqes qiellore ishin vendosur topat, që u vunë në përdorim për të përshëndetur në pritjen me nderime ushtarake që iu bë kancelares Angela Merkel nga kryeministri i Kinës Ven Zhiabao. Tri orë biseduan të dy politikanët me njëri-tjetrin. Më pas ata dhanë një konferencë të përbashkët shtypi: "Ka njerëz që thonë për zonjën kancelare, se ajo është si stuhi, por unë mund të them, se zonja Merkel ka sjellë një erë miqësore në Pekin."

Marrëdhëniet gjermano-kineze duhet të zgjerohen edhe më tej, për këtë të dy politikanët janë të një mendimi. Në sallën e madhe të popullit u nënshkruan 19 marrëveshje, ndër to marrëveshje në fushën e hekurrudhave dhe të telekomunikacionit. Sa i përket politikës energjetike dhe asaj për mjedisin apo çështjeve të tjera ndëkrombëtare që duhen diskutuar bashkarisht, Merkel u ndal tek problemi i Iranit: "Ne jemi të një mendimi, se Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore, që duhet të respektojë marrëveshjen për mospërhapjen e armëve atomike dhe rregullat e Agjencisë Ndërkombëtare Atomike. Besoj, se kjo është një bazë e mirë edhe për koordinimin e hapave të mëtejshëm mbi këtë çështje."

Një ndër temat kryesore të bisedimeve mes Merkelit dhe Zhiabaos ishte mbrojtja e pasurisë së ideve. Lidhur me këtë u nënshkrua një deklaratë mbi qëllimet e përcaktuara për të ardhmen. Kina herë pas here kritikohet për piraterinë e produkteve dhe të teknologjisë. Firmat e huaja ankohen për kopjet e paliçensuara dhe për humbje miliardash.

Gjatë bisedimeve në kuadër të vizitës së saj të parë në Kinë, qysh pas marrjes së postit kancelarja Merkel nuk la pa përmendur temat delikate që janë vetëm shkelja e të drejtave të pasurisë së ideve, por edhe shkelja e të drejtave të njeriut: "Kina dhe Gjermania janë antarë të këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut. Prej këtij këshilli në të ardhmen do të avancojë përgjegjësia reciproke. Ne kemi diskutuar edhe mbi politikën e të drejtave të njeriut ndaj vendeve të tjera por edhe ndaj Kinës. Unë bëra të qartë, se të drejtat e njeriut janë të pacënueshme dhe do të mbeten një komponente e rëndësishme e bashkëpunimit tonë."

  • Data 22.05.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0Y
  • Data 22.05.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0Y