1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Engel: Dua të shoh Kosovën dhe Serbinë në BE 

19 Shkurt 2019

Një grup senatorësh dhe kongresmenësh nga SHBA u takuan në Bruksel me përfaqësuesen e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Ndër të tjera u diskutua edhe për Ballkanin Perëndimor.  

https://p.dw.com/p/3DgdT
EU-Kommission in Brüssel
Fotografi: picture-alliance/dpa/APA/R. Schlager

Bashkimi Evropian nuk bëri publike detajet detaje rreth përmbajtjes së takimit, por kongresmeni nga SHBA Eliot Engel në një pronopncim për media bëri disa komente rreth marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe me Serbinë.  

Engel tha, se BE-ja duhet t'i japë sinjale të qarta kosovarëve se për hapat e drejtë që kanë ndërmarrë do të shpërblehen me avancimin e marrëdhënieve të ndërsjellta.  

"Çështje e hapur ka qenë demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi, dhe për tejkalimin e kësaj Kosova do të duhej të kishte marrë liberalizimin e vizave, gjë që nuk u bë realitet. Kjo është zhgënjyese”, tha Engel.  

Ai kërkoi gjithashtu të ndryshojë natyra e politikës së Serbisë. "Nuk bën që Serbia të mbajë apo të tentojë ta mbajë Kosovën jashtë Interpolit, jashtë UNESCO-s, të bëjë thirrje që vendet ta tërehqin njohjen e pavarësisë së saj. Duhet vullnet i mirë i të dyja palëve. Unë dëshiroj ta shoh edhe Serbinë edhe Kosovën në BE”, theksoi kongresmeni Engel. Zyra e përfaqësues së Politikës së jashtme të BE-së, nuk deklaroi detaje, por vetëm konfirmoi, se është diskutuar për Ballkanin Perëndimor.