Energjia bërthamore e gjelbër? Gjermania e indinjuar | FOKUS | DW | 05.01.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Energjia bërthamore e gjelbër? Gjermania e indinjuar

Një direktivë nga Brukseli e kategorizon energjinë bërthamore dhe atë të gazit si energji të gjelbër.

Shiko videon 02:49

Drafti i rregullores së Brukselit, e cila u bë publike natën e Vitit të Ri, pak pasi u dërgua në vendet anëtare, e klasifikon energjinë bërthamore dhe atë të gazit si energji të gjelbër. Sipas Komisionit të BE-së, të dyja format e energjisë duhet të përfshihen në të ashtuquajturën taksonomi krahas teknologjive pa emision, siç janë ajo e erës dhe energjia diellore. Kjo listë sherben si orientim për tregjet financiare, se cilat investime janë në mbrojtje të klimës  dhe mjedisit. Por ky draf ka ngjallur një debat të madh në Gjermani. Për më shumë dëgjoni lidhjen direkte të korrespondentes së DWshqip në Berlin, Anila Shuka, me Edicionin Informativ të kanalin televiziv në Shqipëri, Top Channel. (e martë 4.1.22, 15:00)