Ende të pazbardhura shumë vrasje në Kosovë | Politika | DW | 09.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ende të pazbardhura shumë vrasje në Kosovë

Në një raport të publikuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë thuhet, se mbi 1200 vrasje janë regjistruar që nga përfundimi i luftës

default

Në bazë të statistikave në Kosovë nga viti në vit, vrasjet kanë shënuar rënie, megjithatë numri i tyre mbetet shumë i lartë krahasuar me numrin e popullsisë. Në një raport të KMDLNJ-së, thuhet se mbi 1200 vrasje janë regjistruar që nga përfundimi i luftës. Një numër shumë i madh i tyre vazhdojnë të mbesin të pasqaruara. Motivet e këtyre vrasjeve janë nga më të ndryshmet. Hakmarrjet, çështjet pronësore, motivet etnike, mirëpo, nuk kanë munguar as vrasjet me motive politike. Ibrahim Makolli, është sekretar i KMDLNJ-së. Për radion tonë ai shprehet, se ky numër i të vrarëve në Kosovë, diku rreth 70% janë të nacionlaitetit shqiptar, ndërkaq të tjerëët janë të nacionaliteteve të tjera. Duke pasut parasysh, se deri në fund të vitit 1999, vrasjet kanë ndodhur më shumë tek pjesëtarët e pakicave, më vonë janë shtuar vrasjet ne mes të pjesëtarëve të etnitetit shqiptar.

Zëdhënësi i SHPK-së, Refki Morina, i cili thotë se numri vrasjeve me motive etnike ka shënuar rënje. Shkaqet e vrasjeve në Kosovë janë nga më të ndryshmet. Refki Morina thotë, se organet e rendit kanë arritur të arrestojnë shumicën e autorëve të këtyre veprave, mirëpo, ka raste që prej gjashtë vjetësh vrasjet akoma mbesin të pasqaruara.

Neërkohë me këtë konstatim të zotit Morina, nuk pajtohet Ibrahim Makolli nga KMDLNJ-së. Ai thotë, se organet e rendit dhe ato të drejtësisë kanë dështuar në zbardhjen e shumë vrasjeve.

Ibrahim Makolli shprehet, se moszbardhja e shumë rasteve të vrasjeve, ndikon negativisht tek qytetarët dhe marrëdhëniet që ata duhet të kenë me organet e rendit. Kjo do të thotë sipas tij që organet e rendit dita ditës janë duke e humbur besueshmërinë tek qytetarët sidomos, kur shumë vrasje që janë cilësuar të jenë të motivuara polikisht nuk janë zbardhur. Kjo situatë sipas tij ka krijuar hapësirë që edhe atëherë kur vrasjet nuk kanë pasur motive politike të intepretohen të tilla. Për këtë KMDLNJ-së, fajin e ja vë organevë të drejtësisë.

Në lidhje më këtë çështje edhe OSBE-ja së fundi ka publikuar një raport, ku thuhet që sistemi gjyqësor në Kosovë duhet të funksionojë me efikasitet më të lartë në mënyrë që njerëzit të fitojnë besimin e plotë në të. Kjo do të rezultonte në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.



  • Data 09.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs0
  • Data 09.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs0