Ende problem kthimi i serbëve të zhvendosur në Kosovë | Ballkani | DW | 16.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ende problem kthimi i serbëve të zhvendosur në Kosovë

Vlerësimi teknik i standardeve në Kosovë cilësohet pozitiv. Por vështirësi po paraqiten në kthimin e serbëve të zhvendosur dhe lirinë e lëvizjes, sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

Familje serbe e zhvendosur

Familje serbe e zhvendosur

Liria e lëvizjes dhe kthimi i personave të zhvendosur janë dy çështje, në të cilat janë shënuar përparime, megjithatë, këto cështje të cilësuara si standardet me kryesore mbeten sfidë për institucionet e Kosovës. Në një takim të zhvilluar në Prishtinë, nga grupet punuese për standardet u tha se, në përgjithësi implementimi i standardeve për Kosovën është duke shkuar si duhet, por vështirësi paraqiten në kthimin e të zhvendosurve dhe lirinë e lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës për shkak të ndikimeve politike të Beogradit mbi serbët e kësaj pjese.

Çështja e kthimit, sidomos në pjesën urbane të qytetit të Mitrovicës, është problemi kryesor që nuk ka mundur të gjejë trajtim adekuat apo të gjejë bashkëpunim çfarë është arritur në komuna të tjera. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se
që nga përfundimi i luftës në Kosovës janë kthyer afro 18 mijë persona të zhvendosur. Sipas tij, ky numër është pritur të rritet gjatë fazës së zgjidhjes së statusit, por shifrat nuk kanë lëvizur shumë.

Lutfi Haziri, thotë se, nuk ka një numër të saktë të serbëve të zhvendosur nga Kosova për faktin që sipas tij, në Beograd, gjithnjë manipulohet më shifra. Ai tha se, protokolli që qeveria e Kosovës ka nënshkruar muaj më parë me Beogradin do të mundësojë të ketë një regjistrim të saktë të serbëve të zhvendosur, mirëpo, kjo do të ndodhë pas zgjidhjes së statusit.

Në Kosovë, ndërkaq, ka kohë që qeveria e Kosovës është e angazhuar në rindërtimin e shtëpive të serbëve që vullnetarisht kthehen në Kosovë. Ky projekt në të cilin janë të angazhuara edhe TMK-së, duhet të përfundojë para dimrit. Kjo është kërkesë e grupit të Kontaktit. David Blunt, është shef i zyrës britanike në Kosovë:

"Një nga arsyet se pse grupi i kontaktit ka indentifikuar në mënyrë të vecantë rindërtimin e shtepivë te serbëve është që atyre të krijohen kushte dhe të mund të kthehen në Kosovë", tha David Blunt.

Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë është një nga 13 kërkesat e grupit të kontaktit adresuar institucioneve të Kosovës. Sipas autoriteteve kosovare vlerësimi teknik dhe politik i standardeve për Kosovën është pozitiv dhe për këtë do të raportohet edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit.


Për zgjidhjen e problemit të Qipros, BE-ja duhet të presë ndryshimet politike në Ankara


Asnjë çështje tjetër nuk po i rëndon aktualisht marrëdhëniet Turqi-BE dhe procesin e anëtarësimit se sa ajo e Qipros. Ankaraja nuk është dakord që të njohë anëtaren e BE-së, Qipro, pra pjesën greke të ishullit, madje as indirekt përmes njohjes së marrëveshjeve tregtare me Be-së.
Ministri i jashtëm francez, Filip Dast Blazi u shpreh javën e shkuar se në rast se Turqia nuk do të njohë deri në fund të vitit të 25- shtetet anëtare të BE-së, shprehimisht edhe Qipron, atëherë plani kohor për anëtarësimin e Turqisë duhet riparë.
Gjendja është e vështirë, dhe aktualisht duket se po rrezikohën së tepërmi bisedimet e anëtarësimit, deri në një ndërprerje të negociatave të anëtarësimit.

Baha Gyngor komenton


Në 15 nëntor 1983 ish- udhëheqësi popullor, Rauf Denktash, proklamonte Republikën veriore turke të Qipros, e njohur në shkallë ndërkombëtare vetëm nga shteti nënë, Turqia. Ai us zgjodh atëherë edhe president i parë i foshnjes, që atëherë u cilësua e vdekur që në lindje. Ishulli mesdhetar i kontroluar nga 30.000 ushtarë turq u vetëpavarësua në një kohë kur kishte vakuum pushteti. Ishin ditët e kalimit nga sundim i pushtetit ushtarak në atë të civil, me zgjedhjen nga populli të një qeverie. Asambleja e përgjithshme kombëtare turke dhe anëtarët e saj nuk ishin mbledhur ende në sesionin e parë, kur qeveria e Turgut Ozalt kishte problemin mbi tavolinë, konfliktin e qipros.


Deri ëm sot nuk ka ndryshuar gjë në këtë pikë. As konservativët, as sociademokratët, as fuqitë fetarë qeverisëse, asnjë qeveri turke nuk ja kanë dalë të zgjidhë nyjen e konfliktit. Arsyeja: Pretendimi ndaj Qipros veriore është pjesë e pandaë e ideologjisë shtetërore, e cila mbrohet nga elita konservative-nacionaliste dhe ushtria.

Gabimi i palës turke qëndron në atë pikë, që pas shpërbërjes së sundimit shtatëvjeçar ushtarak në Greqi dhe rikthimin e demokracisë në vend, Turqia këmbënguli në ndarjen e ishullit.
Për Bashkimin Evropian, është Qipro një gru prove për të justifikuar pretendimin e ngritjes së BE-së në një superfuqi që arrin të zgjidhë problemet e saj edhe në sferën e saj të influencës.

Por nuk është edhe tërëisht i gabuar edhe pikëpamja turke që Qiproja
nuk është një një çështje evropiane, por e Kombeve të Bashkuara. BE-ja nuk mori shumë lavdi kur ajo pranoi pjesën greke të ishullit disa ditë pas referendumit, në të cilin pala greke refuzoi ribashkimin e Qipros mbi bazën e planir të ofruar nga Kofi Anan.

Pala turke u shpreh për një ribashkim të ishullit. Pas kësaj BE-ja vazhdoi me gabimet e saj. Gabimi më i madh ishte, premtimi qe ju pjesës turke të ishullit qipriot, se do të investonte 260 milionë euro për zhvillimin e tij dhe se do të hiqte embargon tregtare ndaj Qipros veriore. Këto premtime nuk u mbajtën. Nga ana tjetër Ankaraja nuk do të duhej të nënshkruante bashkimin doganor me BE-së, që në të vërtetë do të thotë një njohje faktike e Republikës së Qipros, dhe hapje e porteve dhe aeroporteve për avvione dhe anije mallrash.

Gjendja tani është ndërlikuar. Mbijetesa politike e kryeministrit turk, Erdogan e varet nga qëndrimi i tij ndaj kërkesave të BE-së. Në vitin 2007 do të ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në Turqi. Presidenti zgjidhet nga partia e Erdoganit për drejëtsi dhe zhvillim, që ka shumicën në parlament dhe Erdogani ja ka hzedhur një sy këtij posti. Ndërsa zgjedhjet parlamenatre ka gjasa që ti fitojnë ato parit, të cilat kanë orientim konservativ-nacionalist dhe refuzojnë zbutjen e themeleve të ideologjosë shtetërore.

Një alternative tjetër per mosndërprerjen e negociatave me Turqinë deri në një ripërzierje të konstelacioneve politike në Ankara nuk ka.

  • Data 16.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arb8
  • Data 16.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arb8
Reklamë