Ende asnjë zgjidhje diplomatike për konfliktin me Iranin | Politika | DW | 29.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ende asnjë zgjidhje diplomatike për konfliktin me Iranin

Ndonëse afati që Këshilli i Sigurimit i vuri Iranit për të mos e përdorur më lëndën e uranit në programet e tij bërthamore përfundoi, dhe raporti i fundit i Agjensinsë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore IAEA mbi programin bërthamor të Iranit nuk flet për ndonjë zhvillim pozitiv, shtetet me vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit nuk kanë vendosur ende si do të veprojnë me këtë vend. Ndërkohë që SHBA-s duan ta rrisin presion ndaj Iranit, Kina nuk pranon asnjë sanksion ndaj tij.

"Eshtë mëse e qartë se jo vetëm bisedimet e fundit, por edhe ato që do të zhvillohen në të ardhmen, nuk ishin dhe nuk do të jenë të lehta."

Jo vetëm përfaqësuesi gjerman pranë OKB-së Volfgang Trautvein, është i bindur se pas raportit negativ nga Viena, debati mbi programin bërthamor të Iranit do të fillojë edhe njëherë nga e para. Raporti prej 8 faqesh në të cilin dokumentohen qëndrimet kokëforta të Iranit, është për ambasadorin amerikan pranë OKB-së, John Bolton, një sinjal i qartë:

"Një rezolutë nën kapitullin 7, në të cilën Irani i pranon në mënyrë zyrtare përgjegjësitë e veta, do të ishte një sinjal i qartë për izolimin e mëtejshëm të këtij shteti."

Kapitulli 7 i Kartës së OKB-së lejon jo vetëm sanksione ekonomike por edhe misione ushtarake, në rast se një shtet nuk i përmbush kriteret e vëna. Por ndonëse ambasadori kinez pranë OKB-së, Vang Guangya, e lexoi gjithashtu raportin e IAEA-s, sipas të cilit Irani vazhdon ta përdorë lëndën e uranit në sy të inspektorëve ndërkombëtarë, Kina nuk e pranon vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për shkak të pasojave që mund të kenë ato:

"Kushdo që do ta përpilojë rezolutën e kapitullit 7, e di se kjo rezolutë nuk do të jetë e fundit, por fillimi i një serie të gjatë. Çfarëdo që të bëjmë, duhet ta bëjmë në mënyrë diplomatike" - tha Guangya.

Kina është e bindur se eskalimi i diplomacisë mund të përbëjë një rrezik serioz për të gjithë rajonin e Lindjes së Afërt.

"Ky rajon haset me shumë probleme dhe ne nuk duhet të ndërmarrim asnjë hap, që mund ta komplikojë më tej situatën" - vazhdoi ambasadori kinez.

Ultimatume dhe kërcënime si edhe një eskalim i paramenduar janë jo vetëm për Kinën, por edhe për Rusinë zgjidhja e gabuar e problemit me Iranin. Por ambasadori amerikan John Bolton mendon:

"Irani ka ende kohë për ta ndryshuar politikën e tij dhe për të mos ndërtuar armë bërthamore. Ne do të vazhdojmë të punojmë në Këshillin e Sigurimit, por me siguri që nuk do të harxhojmë më shumë kohë."

Sipas SHBA-s, raporti i IAEA-s dëshmon se:

"Aktivitetet e Iranit mund të shjegohen vetëm me dëshirën e këtij shteti për të ndërtuar armë bërthamore."

Ndonëse shtetet antare të Këshilli të Sigurimit nuk janë të një mendimi, ministrat e jashtëm të 5 shteteve me të drejtë vetoje dhe Gjermania do të diskutojnë më 9 maj në Nju Jork, mbi një kompromis të përbashkët në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Më 2 maj përfaqësues diplomatikë të këtyre shteteve do të takohen në Paris për t´u përgatitur për takimin e Nju Jorkut.

  • Data 29.04.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqD
  • Data 29.04.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqD