Emigracioni ilegal duhet është problem i përbashkët evropian | Evropa | DW | 24.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Emigracioni ilegal duhet është problem i përbashkët evropian

Kalvari i refugjatëve nga Afrika për në Evropë nuk po merr fund. Për herë të parë vendet jugore të BE-së i drejtuan një apel dramatik BE-së. Ministri i Punëve të brendshme të Maltës, Tonio Borg, deklaroi se përpara dyerve të BE-së po mbyten me qindra refugjatë.

Emigrantë ilegalë në brigjet e Evropës

Emigrantë ilegalë në brigjet e Evropës

Emigracioni ilegal duhet konsideruar dhe zgjidhur si një problem i përbashkët evropian. Në këtë pikë janë të një mendjeje të 25 ministrat e punëve të brendshme dhe të drejtësisë së BE-së. Për këtë vende të tilla si Malta, Italia, Portugalia apo Spanja në brigjet e të cilave zbarkojnë vazhdimisht refugjatë nga Afrika kanë të drejtë që të marrin ndihma prej vendeve të tjera të BE-së për të përballuar këtë problem. Por ky solidaritet nuk duhet të jetë njëdrejtimësh, thotë sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, Peter Altmaier, dhe kërkon që:

"të ndalohet që refugjatët të përcillen ilegalisht nga këto vende për në vendet e tjera të BE-së për të punuar në tregun e zi. Po ashtu duhet që të gjithë refugjatëve që hyjnë në territorin e BE-së t'u merren shenjat e gishtave, sepse ndryshe ata mund të zhyten në ilegalitet dhe në Evropë do të krijohej një treg i tërë pune për refugjatët ilegalë që që nuk pajtohet me përfytyrimet evropiane, sepse këta njerz do të punonin pa asnjë lloj mbrojtjeje sociale."

Për të garantuar mbrotjen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe për vendosjen e standardeve të përbashkëta në lidhje me trajtimin e refugjatëve BE-ka krijoi vitin e kaluar agjencinë Frontex me seli në Varshavë. Në këtë agjenci punojnë ekspertë nga të gjitha vendet anëtare që këmbejnë përvojën e tyre në këtë fushë.

Punonjësit e Frontex-it luajnë kryesisht rol këshillues në rastin e dramave të refugjatëve, si p.sh ajo përpara brigjeve të ishujve Kanare. Pala gjermane është gjithsesi e mendimit, që të gjithë punonjësit e Frontexit të kenë të drejtë që të përmbushin edhe detyrat që i takojnë juridiksionit të një vendi të caktuar të BE-së, në rast se akëcili vend që ka kërkuar ndihmën e tyre mendon se një gjë e tillë është e drejtë.

Vala aktuale e refugjatëve nga Libani është gjithashtu temë e rëndësishme e takimit të ministrave të punëve të brendshme në Bruksel. Pranimi i Qipros në BE ka bërë që kufiri i jashtëm i BE-së të afrohet deri në 200 km me Lindjen e Mesme. Përpara këtij fakti dhe problemeve që mund t'i lindin Qipros me valën e refugjatëve nga Libani nuk mund t'i mbyllë njeri sytë në Bruksel. Qëndrimi i Brukselit është që Qipros duhet t'i akordohet ndihmë teknike dhe financiare, por refugjatët duhet që mundësisht të qëndrojnë në këtë ishull.

"Përvoja që kemi prej krizës në Kosovë tregon se në rast se ka rryma të tilla refugjatësh, atëherë nuk ka shumë kuptim që t'i shpërndash në të gjithë Evropën, për t'i riatdhesuar ata më pas njëri pas tjetrit. Jo, për ata duhet të përkujdesemi sa më afër vendit të tyre të origjinës, në mënyrë që ata të mund të rikthehen sërish aty." - mendon Altmaier.

Qeveria qipriote sqaroi në Bruksel, se në rast se do të pranojë refugjatë nga Libani do t'i duhet të shpenzojë për këtë deri në 1% të prodhimit social bruto të vendit.

  • Data 24.07.2006
  • Autor Klaus Boffo
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAX
  • Data 24.07.2006
  • Autor Klaus Boffo
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAX