EL Baradei: Nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit në tavolinën e bisedimeve | Bota | DW | 12.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

EL Baradei: Nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit në tavolinën e bisedimeve

Shefi i zyrës ndërkombëtare të energjisë atomike (IAEA) El, Baradei, niset sot për një udhëtim të ri në Iran. Do të bisedohet edhe për deklaratën e presidentit Mahmud Ahmadinexhad, se Irani ka pasuruar me sukses uran për qëllime civile

Presidenti i Iranit Ahmadinexhad

Presidenti i Iranit Ahmadinexhad

Mohamed el Baradein e karakterizon në rradhë të parë një gjë, durim i pasosur. Mjeti i tij më i rëndësishëm është maturia. Përndryshe do ta kishte lënë me kohë detyrën në krye të Agjensisë ndërkombëtare për energjinë atomike (IAEA), thotë njëri nga rrethi i ngushtë i tij. Që prej tre vjetësh El Baradei është njëri nga aktoret kryesorë në konfliktin për programin atomik iranian.

Dhe akoma ai beson në arsyen e të gjithë, që marrin pjesë në këtë lojë, SHBA, Rusisë, Kinës dhe Iranit: "Unë jam gjithnjë optimist, sepse herët, apo vonë të gjithë do të konstatojnë se nuk ka rrugë tjetër, përveç asaj që të kthehemi përsëri në tryezën e bisedimeve." Këtë ai e tha në Vjenë, kur situata u acarua dukshëm dhe u vendos që konflikti atomik me Iranin të kalohet në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork.

Kjo është edhe detyra kryesore e udhëtimit, që ai do të bëjë në Iran. Që të ndikojë që qeveria në Teheran, të ndryshojë qëndrim. El Baradei do t´ia bëjë të qartë Iranit, se çfarë pritet nga qeveria e tij. Së shpejti duhet të paraqesë përsëri një raport. Deri me 28 prill Këshilli i Sigurimit duhet ta dijë, në se Teherani ka me të vertetë një program për prodhimin e kokave shpërthyese atomike. Megjithatë askush nuk pret që raporti i ri të sjellë informacione të reja.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i ka vënë edhe një here pengesa në rrugë diplomatit kryesor të Agjensisë për energjinë atomike. Gati 24 orë para nisjes së EL Baradeit nga Vjena, ai bëri të qartë në një fjalim në televizion, se askush nuk mund ta detyrojë Iranin, të ndërpresë programin e tij atomik dhe se Irani ka pasuruar me sukses uran për qëllime civile. Vendi i tij bën pjesë tani tek shtetet nukleare tha presidenti, por në të njëjtën kohë i zgjati dorën El Baradeit duke premtuar, se programi atomik do të zhvillohet nën mbikqyrjen e IAEA-së. El Baradei nuk deshi të shprehej lidhur me këtë në Vjenë. Ai preferon diplomacinë e heshtur, pa komente para vizitës.

  • Data 12.04.2006
  • Autor Christian Faul
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLs
  • Data 12.04.2006
  • Autor Christian Faul
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLs
Reklamë