Ekzistojnë shanse, megjithë dyshimet për një tensionim të marrëdhënieve gjermano-franceze pas ndryshimit të mundshëm të pushtetit në Gjermani | Evropa | DW | 19.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ekzistojnë shanse, megjithë dyshimet për një tensionim të marrëdhënieve gjermano-franceze pas ndryshimit të mundshëm të pushtetit në Gjermani

Shenjat të bëjnë të mendosh se në shtator në Gjermani do të zgjidhet një parlament i ri. Sondazhet e deritanishme i udhëheq unioni opozitar, CDU-CSu. Kështu që kandidates për kancelare të Unionit gjerman, Angela Merkel, i takon t'i bëjë një vizitë presidentit francez, Zhak Shirak, gjë të cilën Merkel po e realizon sot. Ndoshta në të ardhmen të dy politikanët mund të shihen më shpesh, po qe se Merkel do të jetë kancelarja e ardhshme. Por çfarë do të thoshte për marrëdhënit gjermano-franceze një zgjedhje e Angela Merkelit në postin e kancelares

Angela Merkel takon presidentin francez, Zhak Shirak

Angela Merkel takon presidentin francez, Zhak Shirak

Presidenti francez Zhak Shirak dhe kancelari gjerman, Gerhard Schröder kuptohen mjaft mirë me njëri-tjetrin. Madje tepër mirë,
është e mendimit opozita gjermane. Ajo e akuzon kancelarin, se ai nuk i kushton vëmendjen e duhur partnerëve të tjerë evropianë. Në programin e saj zgjedhor, opozita premton se do të t'i ngrejë marëdhëniet gjermano-franceze në një nivel të ri, i cili do të respektojë edhe besimin e partnerëve të tjerë dhe do të mënjanojë dominancën dhe nënvlerësimin.

Gjermania dhe Franca, promotori i dyfishtë i integrimit evropian, kjo ishte njëherë e njëkohë, thekson drejtori i zyrës franceze në shoqatën gjermanë për politikën e jashtme, Martin Koopmann: "Marrëdhëniet gjermano-franceze ndodhen në një fazë tranzicioni, ashtu si i gjithë procesi i integrimit evropian."

Dueti Schröder Shirak, ka sjellë ndryshime institucionale me karakter simbolik, thekson Koopmann, por nga ana tjetër ai ka humbur besueshmërinë. Të dyja vendet e kanë shkelur paktin e stabilitetit disa herë. Ato hoqën dorë gjatë krizës së Irakut nga konsultimet me vendet e tjera.
Po qe se në zgjedhjet e ardhshme në qeverinë e Berlinit ngjitet Angela Merkel, janë të programuara edhe konfliktet me qeverinë e Parisit. Së pari konflikti për shkak të embargos së amrmëve kundër Kinës. Qeveria franceze shprehet për një rigjallërim të tregtisë së armatimit me Republikën popullore të Kinës. Kështu mendon edhe kancelari aktual gjerman, Schröder. Ndërsa Angela Merkel është kategorikisht kundra heqjes së embargos.

Pika e dytë e ftohjes mund të jetë edhe pakti evropian i stabilitetit. CDU-CSU premton në një programin e saj zgjedhor, që në të ardhmen të vëzhgojë me rreptësi mosshkeljen e limitit maksimal të borxhit kombëtar, ashtu si është përcaktuar nga BE-ja. Ndërsa Shirak mbron idenë e lirimit të kritereve të paktit. Martin Koopman sheh madje edhe një ndryshim të tretë në marrëdhëniet mes të vendeve:

"Duhet sigurisht që të kujtoni edhe marrëdhëniet transatlantike, ku opozita aktuale, e udhëhequr nga kristiandemokratët dhe kristiansocialët, e ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale gjermane. Edhe këtu do të kemi opinione të ndryshme. Pra janë deri më tani tre çështje, dhe këtu mund të përmenden edhe të tjera ku mund të thuhet qysh tani, se me Shirakun, nuk do të jetë e lehtë të biesh në bashkëpëlqim."

Sfida më e madhe qëndron në mënyrën e trajtimit të tensioneve të brendshme politike në Francë. Sepse nën presionin e fituesve të Jo-së kundër kushtetutës evropiane, mund të ndodhë që edhe planet e Shirakut për Evropën të riformësohen.

Megjithatë Matin Koopmann, nga shoqata gjermane për politikën e jashtme sheh në ndryshimin e mundshëm të qeverisë edhe një shans të ri. Stafi i Angela Merkelit shprehet për një kurs të sigurtë në politikën evropiane. Megjithatë Koopmann paralajmëron, se nuk mund të llogaritett që në vitin e ardhshëm me një fillim të ri të marrëdhënieve gjermano-franceze: "Deri në vitin 2007 do të jetë e vështirë, të kesh krah vetes një partner të besueshëm francez, me të cilin mund të përpilohen edhe inisiativa të reja të përbashkëta. Në këtë kuptim, duhet, mendoj unë të presim dy deri në tre vjet. Çfarë do të ndodhë prej vitit 2007 me ardhjen e një presidenti të ri dhe një qeverie të re të qëndrueshme, është një çështje tjetër."


  • Data 19.07.2005
  • Autor Tina Gerhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDm
  • Data 19.07.2005
  • Autor Tina Gerhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDm