Ekstremistët e djathtë në Gjermani - NPD dhe DVU, pozicionet, anëtarët dhe zgjedhësit e tyre | Gjermania | DW | 21.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ekstremistët e djathtë në Gjermani - NPD dhe DVU, pozicionet, anëtarët dhe zgjedhësit e tyre

Zgjedhjet parlamentare në landet e Brandenburgut dhe Saksonisë ishin befasuese. Në të dyja këto lande partitë ekstremiste ia dolën që të përfaqësohen në parlamentin e landit. Në Brandenburg DVU (Unioni i popullit gjerman) morri rreth 6% të votave, ndërsa në Saksoni NPD (Partia nacionaliste gjermane) fitoi mbi 9% të votave.

Numërimi i votave në Saksoni

Numërimi i votave në Saksoni

Partia nacionaliste gjermane, NPD, ekziston prej kohësh. Ajo u themelua në vitin 1964 si një fole që mblodhi në radhët e veta simpatizantët e partisë socialiste të rahjut të ndaluar në vitin 1952. NPD-ja në periudhën e koalicionit të madh mes socialdemokratëve dhe kristjandemokratëve në vitet 1966-1969 mundi të përfaqësohet në parlamentet e shtatë landeve. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 1969 ajo dështoi në pragun e 5% për përfaqësimin parlamentar. Që nga ajo kohë kjo parti nuk pati më asnjë domethënie dhe asnjëherë nuk arriti të ketë sukses në zgjedhje.

Në vitin 1996 pati një ringjallje të saj. Kryetari i ri i NPD-së, Udo Vogit ia arriti që të aktivizojë punën e partisë me rininë. Në landet lindore të Gjermanisë, kryesisht në Saksoni, të "rinjtë nacional-demokratë" mundën të krijojnë një rrjet. Pas ndalimit të disa organizatave ekstremiste të djathta, kjo parti shërbeu si fole organizuese e tyre. Kryetari Voigt vazhdimisht propagandon, se qëllimi i partisë është rajhu dhe NPD-ja është rruga për ta arritur këtë.

Qeveria federale dhe Bundestagu/Parlamenti në vitin 2001 paraqitën kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe për ndalimin e NPD-së. Kërkesa u argumentua me orientimin e saj antisemitist, ksenofob, nacioanlsocialist dhe me gatishëmrinë për dhunë. Gjykata më e lartë gjermane nuk i verifikoi këto argumenta lidhur me çështjen, por e mbylli procesin. Kjo u argumentua, se nuk mund të sqaroheshin, se cilat deklarata politike i përkasin NPD-së dhe kryesisë së saj. Gjatë procesit u konstatua, se disa persona të angazhuar si agjentë të fshehtë nga mbrojtja kushtetuese punonin në kryesinë e partisë. NPD-ja vazhdoi agjitacionin edhe pse humbi shumë anëtarë prej këtij procesi, aktualisht ajo numëron gati 5.000 syresh.

Kjo parti e ka përqëndruar punën e vet në Gjermaninë Lindore me epiqendër Saksoninë. Në këtë land në zgjedhjet lokale qershorin e kaluar partia mundi të fitojë disa mandate dhe deputetët e saj kanë një paraqitje serioze me kostum e kravatë. NPD-ja përpiqet t´i shmanget imazhit të një partie me paraqitje militante. Me protetstat kundër reformave sociale, vëcanërisht reformës në tregun e punës të quajtuar Harc IV, NDP-ja arriti që të mobilizojë zgjedhësit e protetstës.

Krejt ndryshe qëndron puna me unionin e popullit gjerman, DVU, themeluar si një shoqatë në vitin 1987 dhe më pas si parti. Kjo pothuajse nuk praktikon asnjë aktivitet për afrimin me elektoratin. Partia drejtohet kryesisht nga Mynihu, nga qendra e partisë së kryetarit Gerhard Frey. Botuesi milioner publikon gazetën e përjavshme "Nationalzeitung". Nëpërmjet kësaj Frey tërheq simpatizantët e tij duke nxjerrë në pah edhe pikat kyçe të argumentave të DVU-së. Ndryshe nga NPD-ja Frey ndjek një kurs të hapur dhe intensiv për rehabilitimin e Vermahtit gjerman duke përdorur një ton agresiv dhe ofensiv kundër të huajve. Në gazetën "Nationalzeitung" publikohen rregullisht artikuj për hebrejtë, por me këtë duket se Frey përpiqet të mbulojë pozicionet e tij antisemitiste. Multimilioneri Frey fiton mjaft mirë me botimet e librave që kanë përmbajtje literaturën e orientuar nga e kaluara. Gjithashtu ai nxjerr fitime edhe nga paratë e fushatës elektorale, nga qindra banesa që posedon si dhe nga donacionet.

DVU-ja mund ta kapërcejë pragun e 5% edhe në disa lande të tjera. Madje disa herë ajo ka hyrë në koalicion elektoral edhe me NPD-n. Një sukses spektakolar DVU arriti në vitin 1989 në Saksen-Anhalt duke fituar 12,9% të votave. Ashtu si edhe në parlamentet e tjera të landeve edhe në Saksen-Anhalt pati konflikte mes deputetëve të DUV-së, mungonin iniciativat parlamentare dhe vazhdonin udhëzimet e Gerhard Freyt nga qendra në Mynih. Ndryshe nga NPD-ja DVU-ja e Freyt investon shuma të mëdha në fushatat elektorale për të financuar betejat mediatike si: fletushka që shpërndahen me postë, pllakata të përhapura në masë. Vetëm në Brandenburg kjo parti ka pasur më shumë pllakata elektorale se të gjitha partitë e tjera së bashku. Ndërsa nëpër spotet televizive dhe radiofonike bëhet e njohur partia, por jo kandidatët e saj. Këta as që dalin ndonjëherë në publik dhe për të dhënë intervista u duhet të marrin lejen nga qendra e partisë në Mynih. Ndërkohë DVU-ja numëron rreth 12.000 anëtarë.

Në zgjedhjet për parlamentet e landeve në Saksoni dhe Brandenburg DVU-ja dhe NPD-ja ranë dakord të kandidojnë secila për vete për të mos i marrë elektoratin njëra-tjetrës. Zgjedhësit e të dyja partive kanë struktura të ngjashme. Kryesisht këto parti votohen prej të rinjve nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë nivel të ulët arsimor. Nuk është papunësia arësyeja kryesore, por protetsta kundër partive të etabluara ajo që i shtyn zgjedhësit drejt këtyre partive, konstatojnë studjuesit e elektoratit.

  • Data 21.09.2004
  • Autor Volfgang Kapust
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5h
  • Data 21.09.2004
  • Autor Volfgang Kapust
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5h