Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë
Ekspozita në fjalë u hap brenda kullës së Kalasë së vjetër të Vushtrrisë, e cila qëndroi e hapur gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator. Në galerinë fotografike Ermelinda dhe Egzona na sjellin imazhe nga ekspozita.
Kalaja e Vushtrrisë
Një ndër monumentet më të vjetra të Vushtrrisë, e cila ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit.
Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë
Kalaja në burimet historike përmendet si Kala e vjetër, sipas disa historianëve kalaja është ndërtuar në kohën antike, në shekullin e VII-të. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot.
Legjendat mbi qytetin e Vushtrrisë
Në pikturimet brenda mureve të Kalasë së vjetër të qytetit rrëfehet për simbolikën e tregimeve dhe legjendave të Vushtrrisë.
Piktura nga artistët e qytetit
Piktura të pikturuara nga artistët vushtrrias, të ekspozuara brenda kullës të Kalasë së Vjetër të Vushtrrisë.
Veshje tradicionale të rrethit të Vushtrrisë
Veshje popullore tradicionale, karakteristikë e veshjes së krahinës së Artakollit, ku përfshihen fshatrat e komunave të Vushtrrisë, Skënderajt dhe Obiliqit (Kastriotit).
Shami koke
Mbulesa është e zbukuruara me motive florale me fije ari, karakteristikë e veshjes qytetare në Vushtrri.
Plisi
Plisi, shoka dhe jeleku nga shajaku i galëm (i zi), karakteristikë e veshjes së Krahinës Etnografike të Rrafshit të Kosovës.
Tirqet e bardha
Veshja me tirqe. Elementi më tipik i kësaj veshjeje janë tirqet, që kanë formën e pantallonave të ngushta dhe xhamadani me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Tirqet e bardha janë karakteristikë e veshjes në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.
Çekërku
Këndi i punëdoreve të grave shqiptare, çekërku (vegël apo mjet pune për përpunimin - tjerrjen e leshit) dhe petka të ndryshme të punuara në vegj dhe të zbukuruara me dorë.
Enët e oxhakut
Enë dhe orendi të vjetra, të cilat ishin pjesë përbërëse të dhomës së oxhakut (kuzhina shqiptare), objekte këto, të cilat u punuan në gur, metal, dru nga mjeshtrit artizanal.
Ibrik
Enë bakri të punuara dhe të zbukuruara me dorë.
Semovar çaji
Enë bakri të punuara dhe të zbukuruara me dorë.