Ekspertiza: Papa Benedikt i XVI me përgjegjësi në skandalin e abuzimeve të klerikëve | Bota | DW | 20.01.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Ekspertiza: Papa Benedikt i XVI me përgjegjësi në skandalin e abuzimeve të klerikëve

Një ekspertizë e Kryeipeshkvisë së Mynihut dhe Freisingut ka zbuluar sërish historinë e errët të Kishës katolike. Bashkëpërgjegjës ka qenë edhe kryeipeshkvi Ratzinger, më vonë Papa Benedikt i XVI.

Ish-Papa Benedikt i XVI i tërhequr nga pontifikati ngarkohet me përgjegjësi në ekspertizën për abuzimet në kryeipeshkvinë e Mynihut dhe Freisingut. Sipas ekspertizës ish-kryeipshkevi i Mynihut, Joseph Ratzinger, në katër raste nuk ka  ndërmarrë asgjë kundër klerikëve të akuzuar për abuzime, thonë investiguesit në Mynih. Në një prononcim Benedikti e pati hedhur poshtë "kategorikisht" përgjegjësinë, por investiguesit e konsiderojnë këtë si jo të besueshme.

Në dy raste, kur ekspertiza konstatonte qëndrim të gabuar të ish-kryeipeshkvit të Mynihut, bëhej fjalë për klerikë, të cilët kishin kryer disa abuzime edhe të atestuara prej gjykatave shtetërore. Të dy priftërinjtë kanë vazhduar megjithatë të mbehen në strukturat e kishës dhe nga ana e së drejtës kishtare nuk është ndërmarrë asgjë kundrejt tyre. Po ashtu vërehet në ekspertizë, se nuk ka pasur ndonjë interesim të "dukshëm" të Ratzingerit lidhur me viktimat e abuzimeve.

Investiguesit ndërkohë janë të bindur, se Ratzinger ka pasur dijeni për të kaluarën e errët të priftit Peter H., i cili në vitet 1980 kishte shkuar në Mynih nga Ipeshkvia e Essenit. H. kishte qenë i dënuar si pedofil dhe më vonë edhe në ipeshkvinë e Mynihut vazhdonte me veprime abuzive.

Papst Benedikt XVI

Ish-Papa Benedikt XVI dhe ish- kryeipeshkvi i Mynihut Ratzinger

Avokati Martin Pusch tha, se Ratzinger gjatë përpilimit të ekspertizës fillimisht kishte "mbajtur qëndrim refuzues". Por më vonë kishte ndryshuar qëndrimin duke u pozicionuar me shkrim me hollësi.

Edhe kardinali Reinhard Marx në fokus

Edhe kryeipshekvi Reinhard Marx akuzohet për mungesë përgjegjësie në ekspertizë. Konstatohet një numër i madh njoftimesh për abuzime dhe në raport me to vetëm "një numër i vogël" rastesh, të cilat janë trajtuar konform prej kardinalit, vëren avokati Martin Pusch. Përveç kësaj kardinali Marx në dy raste që kanë qenë të dyshuara mund të akuzohet, se ka mbajtur qëndrim të gabuar.

Pusch tha, se Marx i është përmbajtur vetëm "përgjegjësisë morale" duke dashur ta kalojë përgjegjësinë direkte tek Vikariati i Përgjithshëm. Vetëm nga viti 2018 Marx ka ndryshuar qëndrim, por megjithatë ai vet nuk ka marrë pjesë në prezantimin e ekspertizës.

Gjithsej të paktën 235 doras

Investiguesit në ekspertizën e tyre mbi abuzimet në kryeipeshkvinë e Mynihut dhe Freisinugt kanë zbardhur 235 doras të pandehur nga vitet 1945 deri më 2019. Prej tyre 173 kanë qenë priftërinj, thotë avokati Pusch. Numri i të dëmtuarve është 497. Prej tyre janë 247 viktima meshkuj dhe 182 femra. Në 68 raste gjinia nuk ka mundur të konstatohet. Kjo konfimorn, që kanë qenë kryesisht fëmijë dhe minorenë meshkuj të prekur.

Papst Benedikt XVI und Kardinal Reinhard Marx

Edhe kryeipshekvi Reinhard Marx akuzohet për mungesë përgjegjësie në ekspertizë

Në gati 60 përqind të rasteve të prekurit kanë qenë në moshën 8 deri në 14 vjeç. Shumica e rasteve kanë ndodhur në periudhën e viteve 1960 dhe 1970, konstaton Pusch. Bie në sy që shumë raste janë njoftuar direkt prej të prekurve nga viti 2015. Avokati thekson, se me këto shifra kemi të bëjmë me pjesën e zbardhur të këtij kapitulli, por pjesa e errët e tij mund të ketë edhe më shumë raste.

67 klerikë, sipas Pusch, nisur nga "intensiteti i rasteve" në bazë të së drejtës kishtare do të duhej të ishin sanksionuar. Në 43 raste sanskionimi ka qenë i butë. Në 40 raste të tjera dorasit, ndër ta edhe 18 priftërinj, janë mbajtur të angazhuar në kishë edhe pas dënimeve që kanë marrë në gjykatat shtetërore.

Viktimat janë lënë vetëm

Pusch tha, se personat e prekur prej abuzimeve që nga viti 2002 nuk janë marrë aspak në konsideratë prej atyre që janë përgjegjës në kishë. Edhe nëse në disa raste viktimat janë kontaktuar nga kisha, kjo është bërë jo aq për trajtimin e zbutjen e vuajtjes që ata kanë përjetuar, por më shumë nisur nga fakti që kisha i ka konsideruar ata si kërcënim ndaj reputacionit të institucionit, thotë avokati.

Investigimi i mandatuar nga kryeipeshkvia e Mynihut dhe Fresiing është publikuar i plotë në internet nga kancelaria Westpfahl Spilker Wastl. Ekspertiza ka një volum prej më shumë se1600 faqesh.

 

 

as/sti (afp, phoenix)