Ekspertë ushtarakë të Europës Juglindore diskutojnë për NATO-n në Tiranë | Ballkani | DW | 14.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ekspertë ushtarakë të Europës Juglindore diskutojnë për NATO-n në Tiranë

Takimi i Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak të Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Europës Juglindore dhe takimi i Komitetit Drejtues të Ministerialit të Mbrojtjes të vendeve të rajonit kanë në fokus çështje me rëndësi për të ardhmen e bashkëpunimit të tyre me NATO-n

Tirana

Tirana

Çështja më e rëndësishme që po diskutohet mes pjesëmarrëse është
rishikimi i marrëveshjes së Forcës Paqeruajtëse shumëkombëshe të Europës Juglindore, e cila sipas ekspertëve do të lehtësojë ndërmarrjen e një misioni të dytë paqeruajtës në bashkëpunim me NATO-n, pas misionit të Afganistanit në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Takimi i Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak të Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Europës Juglindore dhe takimi i Komitetit Drejtues të Ministerialit të Mbrojtjes të vendeve të rajonit që po mbahen në Tiranë kanë në fokus çështje me mjaft rëndësi për të ardhmen e bashkëpunimit të tyre me NATO-n ose mes njeri-tjetrit në aspektin e sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, vëndi i të cilit
kryesoi në dy vitet e fundit Komitetin Drejtues të Ministerialit të Mbrojtjes të vendeve të Europes Juglindore shprehet se në këtë periudhë ka patur disa zhvillime pozitive. Ai përmend organizimin e misionit të parë paqeruajtës të Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Europës Juglindore në ISAF, Afganistan, si dhe mjaft veprimtari të tjera në fushën e bashkëpunimit ushtarak e institucional mes vendeve pjesëmarrëse, duke e shndërruar Ministerialin në një nga proceset me aktive në rajon dhe bashkëpunues të suksesshëm me strukturat Euroatlantike.

Çështja më e rëndësishme që po diskutohet mes pjesmarrëse është
rishikimi i marrëveshjes së Forcës Paqeruajtëse shumëkombëshe të Europës Juglindore, e cila sipas ekspertëve, do të lehtësojë ndërmarrjen e një misioni të dytë paqeruajtës në bashkëpunim me NATO-n, pas misionit të Afganistanit në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Në prezencën dhe të përfaqësuesve nga Aleanca Veriatlantike, zyrtarët edhe ekpertët rajonalë po shikojnë rrugë e mundësi të bashkëpunimit në fushën e sigurisë detare, koordinimin me strukturat e OSBE-së, Paktin e Stabilitetit dhe organizmave të tjera rajonale, për sigurimin e kufijve, luftës kundër përhapjes së armëve etj.

Në këtë veprimtari që mbyllet ditën e enjte në Tiranë marrin pjesë delegacione ushtarake nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Italia, Rumania, Turqia, Sllovenia, Ukraina dhe SHBA. Gjithashtu pjëmarrës në debat janë dhe përfaqësues të politikave të mbrojtjes nga Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia.

  • Data 14.03.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXg
  • Data 14.03.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXg
Reklamë