Ekonomisë shqiptare i duhet frymëmarrja | Ekonomia | DW | 07.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ekonomia

Ekonomisë shqiptare i duhet frymëmarrja

Intervistë me Profesor Gramoz Pashkon, specialist për ekonominë

Qytetarët në Shqipëri vuajnë ende furnizimin me ujë të pijshëm

Qytetarët në Shqipëri vuajnë ende furnizimin me ujë të pijshëm


DW:Zoti Pashko, sa efikase është qeveria Berisha në luftën kundër korrupsionit, a keni besim se kjo qeveri do të arrijë ta luftojë atë me rrënjë?

Gramoz Pashko: Vullneti i qeverisë është i dukshëm, masat po merren për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet. Hapat e para janë një sinjal shumë i mirë që qeveria po ecën në rrugën e duhur për të luftuar korrupsionin. Por sigurisht këto janë disa reforma të cilat duhet të bëhen patjetër, sidomos në sektorët që janë më të prekshëm si drejtësia. Duket se qeveria e ka fokusuar vemendjen atje, së dyti janë strukturate rendit publik të cilat dhe ato janë pjesa ku korrupsioni ka lulëzuar më shumë dhe pastaj strukturat ekonomike që lidhen me ekonomine dhë financat në të cilat dhe atje po bëhet një revolucion i vërtetë.

DW: Si specialist, lidhur me reformat fiskale të qeverisë, a jeni dhe ju të mendimit me rezervat që ka shprehur FMN-ja mbi përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël?

Gramoz Pashko: Mua më duket që hezitimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk ka lidhje me uljen ose jo të taksave, me nivelin e taksës që aplikohet. Shqetësimi i FMN-se është që shteti duhet te garantojë një vëllim të caktuar të ardhurash, pra kjo masë që aplikohet të mos japë një rënje të të ardhurave e cila mund të krijojë nuhatje makroekonomike. Ky është fokusi i Fondit Monetar.

DW: Nuk është nxitim nga ana e qeverisë?

Gramoz Pashko:Mua më duket se ulja e taksave në përgjithësi për biznesin e vogël nuk do ketë pasoja në uljen e të ardhurave. Përkundrazi unë kam bindjen e plotë se kjo i jep mundësi biznesit të vogël që të zgjerohet dhe të lulëzojë. Zgjerimi i biznesit të vogël në një mënyrë më të mirë administrimi , grumbullimi i taksave do ta rrisi buxhetin. Pra jemi në nje dëbat të tillë se cilat do të jenë rezultatet e pritshme të këtyre masave që po merren. Unë si ekonomist mendoj që rezultatet do te jënë pozitive. Unë jam i teorisë që sa më shumë liri t'i lëmë biznesit të vogël, aq më mirë është për të gjithë ekonominë dhe jo sa më të fortë ta kemi shtetin në grumbullimin e taksave, sepse një shtet administrativ i zë frymën biznesit të vogël, i cili është e radhmja e vendit.


DW:Gjithsesi ekonomistët e lidhin reformën e taksave edhe me arritjet në dogana, a mendoni se kjo mund të funksionojë për një kohë të gjatë?

Gramoz Pashko:Gjithmonë do të shkohet duke reduktuar të ardhurat nga doganat për shkak se Shqipëria hap pas hapi po integrohet në sistemin europian dhe duke u integruar në këtë sistem do të thotë në sistemine tregëtisë së lirë.Gjë që do të thotë "in de fakto" do të kemi të bëjmë gjithnjë e më pak me funksionet doganore. Problemi i doganave sot është që atje të grumbullohen vetë të ardhurat tatimore që vijnë nëpërmjet importit, gjë që normalisht duhet të shoqërohet më një reformë që duhet bërë në sistemin tatimor, që të ardhurat nga tatimet të mos mblidhen në dogana, por të mblidhen direkt kur realizohen ato si realizim final.Ky është një nga projektet madhore të partisë demokratike në këtë fazë.

DW: Profesor Pashko, duke u nisur nga një lajm i fundit në Berlin nga Fondacioni "Bertelsman", ku Shqipëria ka pësuar një rënje prej dhjetë pikësh në vitin e fundit lidhur me transformacionin, ku i shikoni ju pikat më të dobëta të ekonomisë shqiptarë të cilat mund të riparoheshin nga qeveria e re tani?

Gramoz Pashko :Ka disa elememte. Ekonomia shqiptare duhet në rradhë të parë të ketë frymëmarrje që të rritet, sepse faktorët që kanë kushtëzuar rritjen, që gjenerojnë rritjen e ekonomisë duhet të shihen me një përspektivë tjetër.Deri tani ekonomia shqiptare është stimuluar nga disa faktorë që nuk është e thënë që do të jenë gjithmonë ,si psh. disa degë industrie apo eksporti i fuqisë punëtorë që do ta formulonim ekonomikisht kështu emigracionin, i cili ka qenë baza e shtytjes së ekonomisë, ose disa sektorë shërbimesh.Pra ne kemi pasur luhatje në disa nga këto faktorë dhe unë shpresoj që në qoftëse ekonomia do të ketë shtratin e nevojshëm dhe do të jetë mbi struktura më solide, një ekonomi më e liberalizuar me një sistem taksash që e nxit biznesin privat, që të rritet me një sistem legal, i cili ndihmon investimet private, atëherë ekonomia shqiptare i ka të gjitha shancet të rritet.Unë shpresoj që qeverisja e re do ta bëjë këtë gjë, për arsye se qeverisja socialiste dështoi pikërisht për shkak se ajo tentoi që ta kontollonte ekonominë dhe jo t'i linte asaj frymëmarrje.


  • Data 07.10.2005
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As8v
  • Data 07.10.2005
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As8v