Ekologjistët përshëndesin me duartrokitje frenetike rrëfimin e MPJ gjerman Joshka Fisher për gabimet e tij në aferën e vizave | Gjermania | DW | 26.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ekologjistët përshëndesin me duartrokitje frenetike rrëfimin e MPJ gjerman Joshka Fisher për gabimet e tij në aferën e vizave

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joshka Fisher, pranoi për herë të parë se kishte bërë gabime dhe kishte treguar pakujdesi që kishin çuar në shkeljet në dhëniet e vizave nga ambasada gjermane në Ukrainë. Në kongresin e ekologjistëve të landit NRW Fisher theksoi se gabimet i kishte bërë ai vetë dhe jo partia ekologjike.

Si ishte edhe një herë ajo puna e vizave?!?

Si ishte edhe një herë ajo puna e vizave?!?

Në përfundim të fjalës së tij në kongresin e ekologjistëve, MPJ Joshka Fisher i uli aq shumë pendët, sa s'e kishte bërë ndonjëherë në kongrese të tjera: "Dhe në qoftë se ju dëshironi, atëhere unë do të luftoj bashkë me ju aty ku është fronti më i vështirë për rinovimin dhe forcimin e pozitave të ekologjistëve në NRW dhe për koalicionin me socialdemokratët. Falemiderit të dashur mikesha dhe miq."

"Në qoftë se ju dëshironi", kurrë më parë kryetari jozyrtar i të gjelbërve nuk kishte lypur me kaq përulësi për të fituar të paktën simpatitë, e delegatëve të një kongresi. Por pas 20 minutave të fjalimit të vet, ai ia arriti qëllimit. Joshka Fisher pranoi se kishte bërë gabime dhe kishte treguar pakujdesi që kishin çuar në shkeljet në dhëniet e vizave dhe theksoi se gabimet i kishte bërë ai vetë dhe jo partia ekologjike. Fisheri ngriti zërin në mbrojtje të idealeve të përbashkëta të të gjelbërve, iu vërsul kundërshtarëve politikë dhe i fryu zjarrit të shpresës se ekologjistët do të fitojnë në zgjedhjet për parlamentin e landit në NRW. "Mos u përkulni" qe apeli më i rëndësishëm që Fisheri u drejtoi si delegatëve edhe vetes. Duke shpjeguar gabimet në praktikën e lëshimit të vizave Fisheri tha: "Në peridhën kur isha MPJ, në vjeshtën e vitit 1999 Ministria e Jashtme Gjermane nxori dy rregullore të cilat u hapnin rrugë shpërdorimeve në lidhje me praktikat e dhënies së vizave mbi bazën e sigurimeve turistike. Së dyti gjatë viteve 2000-2002 nuk reagova shpejt dhe sa duhet me vendosmëri në lidhje me shpërdorimin e vizave."

Por këto gabime tha Fisheri nuk kanë të bëjnë me qëllimet e partisë ekologjike, e cila vazhdon të ngulë këmbë edhe në të ardhmen për tolerancë dhe hapje të Gjermanisë ndaj botës.


Me duartrokitje dhe ovacione u pritën ato pjesë të fjalimit, ku Fisheri iu përvesh partive opozitare, duke thënë se ato mund të kërkojnë dorëheqjen e tij, por nuk kanë se përse t'i kriminalizojnë të gjithë ukrainasit. Të gjithë po përpiqen ta lidhin Ukrainën me Evropën, edhe CDU është për këtë, tha Fisheri duke shtuar edhe diçka që me të cilat mund të fitonte të gjitha zemrat e të pranishmëve.

"Ka edhe një gjë të tretë që nuk ia fal vetes, që jam fajtor që u dhashë shkas partive opozitare, CDU/CSU, që ta ngarkojnë partinë tonë me akuza të tilla të tmerrshme." - tha ministri.

Kuptohet që delegatët e falenderuan ministrin Fisher me duartrokitje frenetike, për fatin se ky e mori përgjegjësinë mbi vete dhe nuk ia la në derë të gjithë partisë. Ata pak nga 300 delegatët e pranishëm në sallë, që nuk u ngritën në këmbë për të duartrokitur superstarin e partisë ekologjike, theksuan se nuk kanë asgjë personale ndaj Fisherit, por se nuk u shkon për shtat një eufori kaq demostrative, sa ajo e këtij kongresi.

  • Data 26.02.2005
  • Autor Katrin Brand
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4V
  • Data 26.02.2005
  • Autor Katrin Brand
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4V