Ekipi i Nyrembergut fiton kupën e Gjermanisë
27 Maj 2007Reklamë
Mbrëmë në stadiumin Olimpik në Berlin u zhvillua ndeshja finale e futbollit për kupën e Gjermanisë. Ekipi Nyrembergut fitoi kundër ekpit të ri kampion të Gjermanisë, Shtutgartit, me rezultatin 3:2 duke marrë kështu edhe kupën e vitit 2007. Nyrembergu e ka fituar për herë të fundit këtë titull në vitin 1962. Ekipi kamipion përfiton nga Federata Gjermane e Futbollit 2,5 milionë euro.
Në futbollin për femra, kupën e Gjermanisë e fitoi ekipi i Frankfurtit që arriti me 11 metërsh të mundë mbrëmë ekipin e Duisburgut 4:1.