Edhe ushtarët gjermanë në Liban | Gjermania | DW | 17.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Edhe ushtarët gjermanë në Liban

Pas luftimeve midis radikalëve - islamikë të Hisbollahut nga Libani i Jugut dhe trupave izraelite në Veri të vendit fqinj, tashmë mbizotëron armëpushimi - mbi bazën e rezolutës së OKB-së, që parashikon dërgimin e një trupe paqeje. Edhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë mision, por në jo formën e njësive të gatishme për luftë midis fronteve

Ushtar i Bundeswehr-it

Ushtar i Bundeswehr-it

Përpara dhjetë pesëmbëdhjetë vjetësh misionet e Bundesverit, ushtrisë gjermane, jashtë vendit ishin një temë delikate. Opinioni nisi të ambjentohet me shumë ngurrim me mendimin, se ushtarët gjermanë mund të mobilizohen edhe larg atdheut. Një ngurrim, që në thelb është pozitiv dhe i dobishëm. Sepse asgjë s´mund të të mbrojë më mirë prej të gjitha interpretimeve që i bëhen "patriotizmit patetik" të kohëve të shkuara.

Gjermania është gjithashtu një vend me lidhje të ngushta ndërkombëtare, gjë që e bën atë partnere me të drejta të barabarta në pejzazhin politik. Por nga një rol i tillë shtohen edhe përgjegjësitë dhe detyrimet, të cilave Gjermania, si vendi me popullsinë më të madhe pas Rusisë në Evropë, s´mund t´u shmanget.


Kjo vlen edhe për angazhimin e mundshëm në Liban, ku ushtarët e Bundesverit duhet të jenë pjesë e trupës së paqes të OKB-së. Në këtë mision duhet që në bazë të rezolutës së OKB-së të pengohen armiqësitë në Jug të Libanit. Vendi i dislokimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e Izraelit në konflikt faktikisht presupozojnë një fushë të panjohur për Gjermaninë. Kjo pasi raportet me Izraelin kërkojnë një qëndrim të veçantë, sepse historia vazhdon të ketë efektin e saj.

Përfytyrimi se eventualisht mund të krijohet një situatë, në të cilën ushtarët gjermanë të qëllojnë ndaj izraelitëve është i pakapërdishëm. Por, pikërisht angazhimi i njësive të marinës në ujrat territoriale izraelito - libaneze dhe policia federale e armatossur lehtë në kufirin libanezo - sirian mund ta reduktojë rrezikun për një konfrontim të tillë.

Natyrisht që në Gjemani ka edhe një kundërthënie legjitime kundër pjesëmarrjes gjermane në misionin për Libanin. Kundërthënie pragmatike kjo, që të tërheq vëmendjen për kufijtë e ngarkesës së Bundesverit, dhe një kundërthënie parimore, që Lindjen e Mesme e shpall pikërisht si një zonë tabu për ushtarët gjermanë.

Një mision në Liban është ende brenda kuadrit të mundësive të Bundesverit. Megjithatë këtë e dëgjon edhe prej ekspertëve, që tërheqin vëmendjen, se ndërkohë 7.700 ushtarë të Bundesverit janë të mobilizuar në misione të ndryshme jashtë vendit. Ndërsa për një zonën tabu Lindja e Mesme as që bëhet fjalë. Ndërkohë që ka një miratim si të qeverisë izraelite ashtu edhe të asaj libaneze për rezolutën e OKB-së si dhe një dëshirë të shprehur nga kryeministri izraelit, Ehud Olmert, për pjesëmarrjen gjermane në trupën e paqes.

Përveç kësaj në Lindjen e Mesme faktikisht kemi të bëjmë me një rajon fqinj të Evropës, ndaj të cilit interesi gjerman për raporte paqësore është po aq i madh sa edhe për rajonet e tjera, ku është i angazhuar Bundesveri.

Sidoqoftë është e drejtë të thuhet se vetëm një mision i trupës paqësore nuk mund të zëvendësojë konceptin politik, që të sqarojë rolin e Hisbollahut radikal - islamik në Jug të Libanit dhe të sigurojë të drejtën e ekzistencës për Izraelin. Kontributi për këtë është sfida më e madhe për politikën e jashtme gjermane.

  • Data 17.08.2006
  • Autor Heinc Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzo
  • Data 17.08.2006
  • Autor Heinc Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzo