Edhe një samit tjetër për postet kryesore në BE | Evropa | DW | 30.06.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Edhe një samit tjetër për postet kryesore në BE

Pokeri politik për postin më të rëndësishëm në BE, atë të presidentit të Komisionit Evropian vazhdon. Në samitin e posaçëm të BE të dielën (30.06) krerët e shteteve e qeverive duan të bien dakord për disa emra.

EU-Gipfel in Brüssel | Gipfel der Staats- und Regierungschefs (picture-alliance/Anadolu Agency/D. Aydemir )

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin e 20 qershorit 2019

Grindja për postet më të larta të personelit në BE pas zgjedhjeve europiane në fund të majit, i mbledh edhe njëherë të dielën krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Eruopian në Bruksel të dielën. Sipas informacioneve të mediave, shanset e kandidatit kryesor të partive popullore europiane, Manfred Weber për të qenë president i Komisionit Europian duket se nuk janë më realiste.

„Welt am Sonntag" ka raportuar të shtunën, se krerët e qeverive të BE në samitin e G20-s në Japoni kanë rënë dakord që Weber të mos jetë kreu i ri i KE dhe se Merkel e ka pranuar këtë. E pyetur në Osaka për këtë çështje, Merkel është shprehur vetëm, se „unë mbështes gjetjen e një zgjidhjeje". Sipas Merkel „kjo duhet të bëhet mbi bazën e kandidatit kryesor", citon dpa, kancelaren gjermane. Presidenti francez, Macron që e kundërshtoi fort zgjedhjen e Weber, u shpreh në Osaka, se „mendoj se gjërat po ecin përpara".

Fran Timmermans kreu i ri i KE?

Megjithëse nga qarqet e partisë konservatore gjermane, CSU-së është thënë, se Weber është ende kandidat dhe se duhet të zgjidhet president i Komisionit Europian, në media është lakuar të shtunën emri i Frans Timmermans, kandidatit kryesor të socialdemokratëve, grupimit që fitoi më pak vota se konservatorët. „Welt am Sonntag" raportoi, se krerët e BE po konsultohen, nëse në vend të Weber mund të bëhet Timmermans apo një përfaqësues tjetër nga konservatorët president i KE.

Nga qarqet e politikanëve të CSU, theksohet se për partitë popullore europiane (PPE) është e rëndësishme që të ruhet parimi i kandidatit kryesor. „Jemi të hapur për kompromise, por në kuadër të rezultateve të zgjedhjeve, që e bënë PPE partinë kryesore në Parlamentin Europian."

Parimin e kandidatit kryesor e mbështesin edhe socialdemokratët. Achim Post, zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrat u shpreh se presidenti i ri duhet të vijë nga rrethi i kandidatëve kryesorë. „Gjithçka tjetër do të ishtë thyerje fjale e votuesit europian." Agjencia gjermane e lajmeve, dpa njofton, se sipas burimeve të saj, Frans Timmermans mund të zgjidhet president i KE, kurse Manfred Weber, president i Parlamentit Europian. Por ende paketa e re e personelit nuk është mbyllur.

Kryetari i grupit parlamentar Të Gjelbër, Reinhard Bütikofer u shpreh për grupin mediatik, Funkemediengruppe, se ai do ta përshëndeste, nëse Timmermans do të zgjidhej kreu i KE-së, kurse Weber president i Parlamentit Europian. Edhe kreu i grupit socialdemokrat në PE, Jens Geier, tha se „është inkurajuese që parimi i kandidatit kryesor funksionon. Krahas kreut të Komisionit Europian, krerët e shteteve dhe qeverive duan të bien dakord edhe për emrin e kryetarit të Këshillit të BE, atë të presidentit të Bankës Qendrore Europiane, si edhe të Ngarkuarit për Politikën e Jashtme në BE.

 

la/afp, dpa, rtr