Edhe ish-çiklisti profesionist Henn pranon të ketë marrë dopingun EPO | 1914 - Lufta e I Botërore | DW | 23.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Edhe ish-çiklisti profesionist Henn pranon të ketë marrë dopingun EPO

Pas ish-çiklistit profesionist të Telekomit Bert Dietz edhe ish-kolegu i tij i ekipit Christian Henn ka pranuar të ketë përdorur për vite me radhë gjatë karrierës së tij si çiklist dopingun e gjakut EPO

Deutschland Tour, 1 gusht 2006

Deutschland Tour, 1 gusht 2006

Christian Henn tha në një intervistë dhënë një gazete se mund t'i konfirmonte në pjesën më të madhe të dhënat e Dietz-it. Dietz kishte pranuar një ditë më parë se gjatë një sesioni stërvitjeje në Mallorca kishte marrë nga mjekët e atëhershëm të Telekomit, punonjës të klinikës universitare të Freiburgut, udhëzime për përdorimin e dopingut EPO.

Së bashku me Jan Ullrich-in Dietz i përkiste nga 1994 deri në 1998 ekipit të Telekomit. Klinika universitare e Freiburgut pezulloi nga puna mjekët sportivë Lothar Heinrich dhe Andreas Schmid. Edhe ekipi çiklistik T-Mobile i dha fund bashkëpunimit me ta duke filluar nga fundi i vitit.

  • Data 23.05.2007
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIN
  • Data 23.05.2007
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIN