Edhe ata që i thonë Jo referendumit i thonë Po demokracisë | Bota | DW | 17.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Edhe ata që i thonë Jo referendumit i thonë Po demokracisë

Parashikime pozitive që referendumi i kushtetutës të dalë me sukses

Numërimi i votave në Bagdad.

Numërimi i votave në Bagdad.


Mbi 15 milionë zgjedhës u thirrën të shtunën në Irak për të dhënë votën e tyre për Kushtetutën. Politikanët sunitas patën kundërshtuar deri në fund disa kapituj të Projektkushtetutës. Por frika se referendumi mund të dështonte, për shkak të mospjesëmarrjes në votime të zgjedhësve nga zonat me shumicë popullsie sunitase, doli se ishte e gabuar.

Nëse të dhënat e para janë të vërteta atëherë ato janë të kënaqshme. Të paktën 60 për qind e irakianëve, me të drejtë vote, morrën pjesë në referendumin e vendit për kushtetutën e re. Dhe me sa duket, projektkushtetutën që iu paraqit shumica e tyre e kanë pranuar. Nuk e kanë pranuar me shifra si ato që irakianët njohin nga koha e Sadami Hyseinit. Dhjetë vjet më parë, diktatori pati bërë thirrje për të votuar për një kushtetutë dhe gati 100 për qind e irakianëve votuan pro saj. Kësaj here do ketë edhe vota kundër - megjithëse ato nuk janë në atë sasi që të hedhin poshtë kushtetutën. Dhe kjo është përvoja më e rëndësishme që marrin irakianët nga ky referendum, përvoja se ata mund të thonë edhe Jo.

Kjo përvojë ka shumë rëndësi, veçanërisht për popullsinë sunite e cila ka kundërshtuar me këmbëngulje çdo lloj përpjekjeve për të normalizuar dhe demokratizuar vendin me ndihmën e zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit për kushtetutën. Ata përbëjnë 20 për qind të popullsisë, dhe paraqesin kështu vetëm një pakicë, por ata preken prej ndryshimeve shumë më tepër se të tjerëtn sepse ata kanë qenë në pushtet deri në rrëzimin e Sadamit. Ndaj disa prej tyre qajnë për qeverinë e vjetër sepse patën përfituar prej saj, ndërsa të tjerët tremben nga humbja e rëndësisë dhe varfërimi. Dhe kjo frikë nuk është pa baza, pasi pakica sunite ka sunduar deri tani me rigorozitet shumicën shiite dhe kurde, ndaj kthimi i pllakës mund të ketë pasoja të tilla. Ata mbase kanë të drejtë të frikësohen edhe prej faktit, që në një sistem shtetëror federal shumica do marrë edhe pushtetin ekonomik, sepse burimet më të rëndësishme të naftës ndodhen në jugun shiit dhe në veriun kurd.

Por kësaj here sunitët u sollën ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të janarit. Ato zgjedhje u bojkotuan nga shumica e sunitëve. Ndërsa kësaj here në zgjedhjet për referendumin morrën pjesë shumë më tepër sunitë. Shumica e tyre morrën pjesë për t`i thënë Jo kushtetutës, por edhe kjo është njohje e procesit demokratik që ofrohet nga referendumi. Sikur pjesëmarrja e sunitëve të kish qenë pak më e madhe, kushetetuta do ishte rrezikuar të hidhej poshtë. Siç duket, shumica e votave Jo janë dhënë në dy provinca.

Kështu rruga për zgjedhje të lira parlamentare është hapur, dhe ato pritet të zhvillohen më 15 dhjetor. Ky është një hap tjetër në procesin e demokratizimit. Nuk është e sigurt nëse do arrihet që brenda dy muajve të ngrihet një sistem demokratik partish, por deri atëherë sidoqoftë duhet punuar shumë. Ndër të tjera edhe në fushën e kushtetutës, sepse parlamenti tjetër do të bëjë kontrollin e kushtetutës dhe mbase edhe korrigjime e ndryshime të saj.
Pra Iraku ka përpara një rrugë të gjatë. Një rrugë që do vazhdojë edhe në të ardhmen të shoqërohet nga dhuna: Sepse qetësia relative e ditës së zgjedhjeve u arrit falë masave të forta të sigurisë, të cilat nuk mund të mbahen në vazhdimësi.

  • Data 17.10.2005
  • Autor Peter Philip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNk
  • Data 17.10.2005
  • Autor Peter Philip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNk
Reklamë