1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe 60 vjet pas themelimit Izraeli nuk gjen paqe dhe qetësi

Philipp, Peter (DW) 7 Maj 2008

Para 60 vitesh, më 14 maj të vitit 1948 (8.5. sipas kalendarit hebraik) u themelua shteti i Izraelit. Pas vrasjes masive të hebrenjëve nga nazistët gjerman izraelitët fituan shtetin e tyre.

https://p.dw.com/p/Dvsd
Izraeli feston 60 vjetorin e themelimit
Izraeli feston 60 vjetorin e themelimitFotografi: AP

Është 14 maji i vitit 1948. Në muzeun e qytetit atëherë relativisht të ri, (39 vjeçar), Tel Aviv ishin tubuar udhëheqësit e 'Jishuv-it' - banorët hebrenj të Palestinës për të realizuar ëndrrën e tyre. Vetëm pak orë pasi që kishte përfunduar mandati britanik mbi Palestinën dhe komisioneri i lartë britanik u largaua nga vendi, David Ben Gurion shpalli pavarësinë e shtetit izraelit:

Izraelitët e kuptuan shumë shpejt se në pamje të parë plotësimi i ëndrrës së tyre ishte në shumë pikëmpamje vetëm një ndryshim nga njëri ankth në tjetrin: Nga përndjekja dhe zhdukja në Evropë në një gjendje të vazhdueshme lufte dhe kërcënimin e hapur për ekzistencë nga bota arabe e cila për dekada me rradhë nuk arrin të pajtohet me ekzistencën dhe të drejtën për ekzistencë të Izraelit dhe ditën e shaplljes së pavarësisë së Izraelit edhe sot e vlerëson si një katastrofë.

Edhe pse pritej dështoi plani arab për evitimin e shtetit të Izraelit. Përkundërazi: rajonet izraelite po zgjeroheshin gjithnjë e më shumë jashtë kufinjëve çka bëri që rreth një çerek milioni palestinezë të largoheshin nga vatrat e tyre. Nga frika për jetën e tyre apo për shkak se u dëbuan. Tash edhe pse kanë kaluar 60 vjet këta palestinezë të cilët ndërkohë janë shtuar në mbi katër milionë paraqesin thelbin e problemit të konfliktitt izraelito-palestinez.

Ndryshimi më i rëndësishëm ka ndodhur në qershor të vitit 1967: megjithë vërejtjet e palës izraelite presidenti egjiptian Gamal Abdel Naser mbyll kanalin detar të Tiranit duke i dhënë shkas Izraelit për sulm. Ai nuk u besonte kërcënimeve izraelite:

"Hebrenjët kërcënohen me luftë. Ne ju themi atyre: urdhëroni - ne jemi të gatshëm për luftë".

Edhe pse me fjalë i gatshëm, Egjipti e humbi këtë luftë. Nga konflikti nuk kursehen as Jordania e Siria. Brenda gjashtë ditësh Izraeli pushton tërë sijudhesën Sinai, Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Lartësitë e Golanit.

Gjashtë vjet më vonë arabët arrijnë që në luftën e tetorit ta ndijenë veten fitimtarë: sirianët dhe egjiptianët i shkaktojnë humbje të mëdha Izraelit. Megjithatë në të vërtetë fituese e luftës nuk ishte asnjëra palë.

Që atëherë lufta, sulmet nga ajri dhe vrasjet kamikaze nuk kanë të ndalur në rajonet autonome palestineze dhe në Izrael.

Këtë gjendje nuk mund ta ndryshoj as fakti që presidenti amerikan Xhorxh Bush dëshiron të kurorëzoj mandatin e tij të fundit presidencial me një sukses në Lindjen e Mesme. Nuk ka asnjë shenjë që ai do të arrij këtë qëllim. Ndërkohë që palestinezët kanë filluar edhe një luftë të re mes tyre, mbi një e treta e të rinjëve izraelitë jeton nën kufirin e varfërisë dhe me siguri që kjo nuk është arsye për të festuar sot.