Ecin si në vaj - Marrëdhëniet e Kinës me Afrikën | Bota | DW | 21.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ecin si në vaj - Marrëdhëniet e Kinës me Afrikën

Udhëtimi në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme (22.04 - 29.04) i presidentit kinez, Hu Zhintao, jo rastësisht pason vizitën e tij në ShBA. Me Arabinë Saudite, Marokun, Nigerinë dhe Kenian janë në axhendë së paku dy shtete që nxjerrin naftë. Synimi janë lëndët e para dhe tregjet joshëse.

Ndihma kineze për zhvillimin në Nigeri

Ndihma kineze për zhvillimin në Nigeri

Kina depërton me fuqishëm në Afrikë: republika popullore investon në rafineritë e naftës, ndërton autostrada, furnizon mallra konsumi me çmime jashtë konkurrencës. I gjithë kontinenti ndjen ndonëse në heshtje por dukshëm praninë e fuqisë së re ekonomike. Kryeisht interesi i Kinës për rezervat e lëndëve të para të Afrikës i jep vlerë këtij kontinenti nga pikëpamja gjeo-strategjike, një rajon ku shpalosen rivalitetet e politikës botërore.

Gjatë viteve të shkuara mund të vije re se si diplomacia kineze shtrëngonte intensivisht duart me afrikanët. Kreu i shtetit Hu Zhiatao krah për krah me presidentin e Nigerisë Obasanjo, Zhintao krah homologut nga Zimbabve Robert Mugabe e kështu me radhë. Por vetëm së fundi në gusht të vitit 2005, presidenti i Kenias qëndroi në Pekin. Fotografi miqësore, shtrëngim duarsh dhe qëndrim krah për krah.

Kemi të bëjmë me një zgjerim konsegunet të kontakteve të mira mendon Ksuevu Gu, drejtor i Institutit për politikën e Azisë Lindore në Universitetin e Bohumit: "Pas këtij interesi në rritje qëndrojnë dy nevoja: së pari Kina si një vend që po ngjitet në nivelin e një shteti të industrializuar, është mjaft e interesuar për tregje. Së dyti këto tregje duhen jo vetëm për shtijen e mallrave të prodhuara në vend, por edhe për energji dhe burimet e lëndëve të para."

Energji për 1,3 miliardë kinezë, për këtë para së gjithash duhet naftë. Ekonomia në bum e Kinës ka nevojë për burime të reja të lëndëve të para. Vetëm në pak vjet Pekini është shndërruar në konusumuesin e dytë në botë të naftës, duke pasuar kështu ShBA. Sot Kina importon nga jashtë rreth 3,2 milionë barrel në ditë, katër herë më shumë se përpara gjashtë vjetësh.

Në kontinentin afrikan Kina po përforcon vrullshëm dhe kudo praninë e saj. Qoftë duke ndërtuar autostradën e re në Etiopi në kryeqytetin Adis Abebë, apo me përfaqësinë diplomatike në Senegal në Afrikën perëndimore. Pas një vizite të shkurtër në janar Kina befasoi me fushën e saj të parë të naftës në brigjet e Nigerisë. Vlera e këtij investimi është rreth dy miliardë euro. Një biznes ky që është pritur pozitivisht prej afrikanëve, mendon Denis Tul nga fondacioni i Berlinit për shekncën dhe politikën: "Nga perspektiva e qeverive angazhimi i Kinës është i mirëpritur. Në këtë rast kemi të bëjmë me diferencim të partnerëve ekonomikë dhe politikë. Kësisoj reduktohet varësia prej Perëndimit. Për qeveritë autokratike e gjitha kjo është e mirëseardhur, sepse kinezët nuk ndërhyjnë në çështjet e politikës së brendëshme."

Uria e madhe për energji ka ndryshuar politikën e jashtme të Kinës. Zhvillimi i vrullsshëm i kërkesës në vend imponon gjetjen e burimeve të reja furnizuese. Fjala është këtu për burime që ende nuk janë pushtuar prej Evropës dhe ShBA.

Luftrat civile, vala e refugjatëve apo korrupsioni, për Republikën Popullore këto s´përbëjnë aspak arësye për të penguar investimet. P.sh. Sudani: kinezët injorojnë dëbimet masive në rajonin e Darfurit dhe investojnë mbi dy miliardë dollarë në industrinë e naftës të këtij vendi. Përpjekejt e ShBA për të vendosur sanksione kundër qeverisë në Kartum dështuan prej vetos së Kinës dhe të Rusisë në Këshillin e Sigurimit.

Perandoia e qendrës bazohet tek politika e "mosndërhyrjes në punët e brendëshme". Kjo do të thotë: asnjë kritikë ndaj shkeljes së të drejtavetë njeriut, asnjë presion për nxitjen e demokracisë. E pikërisht kjo e bën Kinën joshëse si një partner biznesi për qeveritë autotratike në kontinentin afrikan. Pekini jep kredi pa kushte. Për eskpertin nga Bohumi Gu kjo është një strategji e dyanshme, por e sukseshme: "Kinezët kanë të njëjtin mendim si edhe afrikanët, që politika dhe ekonomia duhet të ndahen. Me fjalë të tjera ata thonë, ne bëjmë këtu biznese dhe nuk interesohemi për politikën. Kinezët s´kanë interes ta lidhin politikën me ekonominë. E siç duket kjo strategji ka gjetur aprovim në masë tek partnerët afrikanë."

Kanë kaluar kohët kur fuqitë kolonialiste dhe ShBA ishin aktorët dominues në kontinentin afrikan. Sipas Ksuevu Gu mënyra perëndimore ka dështuar. Republika Popullore e Kinës tashmë po ndjek një rrugë të re, rrugën e saj për marrëdhëniet ekonomike. Një eksperiment me shumë të panjohura ky.

  • Data 21.04.2006
  • Autor Shtefani Dukshtajn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLl
  • Data 21.04.2006
  • Autor Shtefani Dukshtajn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLl
Reklamë