E vranë sepse vendosi paqen me Izraelin | Bota | DW | 06.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

E vranë sepse vendosi paqen me Izraelin

Përpara 25 vjetësh, më 6 tetor 1981, në Kajro u qëllua prej një grupi islamistësh presidenti i Egjiptit, Anvar As-Sadat. Në vitin 1979 ai ishte i pari president arab që nënshkroi marrëveshjen e paqes me Izraelin, të njohur si "paqja e Camp David-it"

Anwar Sadat,Jimmy Carter dhe Menachem Begin vendosin paqen midis Izraelit dhe botës arabe

Anwar Sadat,Jimmy Carter dhe Menachem Begin vendosin paqen midis Izraelit dhe botës arabe

Kajro, 6 tetor 1981. Eshtë ditë feste kombëtare dhe përkujtimi. Përkujtohet marshimi i sukseshëm i para tetë vjetëve i trupave egjiptiane në luftën e tetorit 1973. Ashtu siç do vit tribuna e nderit ndodhet përballë varrit të ushtarit të panjohur e mbushur plot e për plot, televizioni egjiptian do ta transmetojë paradën e fitores edhe përtej kufijve të vendit. Autokolonat e para ushtarake kanë kaluar përpara tribunës, e papritur bie figura në ekran, në vend të saj Lindja e Mesme dëgjon atë që se kish pritur askush:

Të shtëna.

Zgjat një farë kohe, derisa vendoset qartësi: ushtarët dhe oficerët e paradës së nderit kërcejnë prej automjeteve dhe hapin zjarr ndaj tribunës. Dhjetra të vdekur dhe një i plagosur, viktima më e njohur ndër të vdekurit presidenti i shtetit Anvar As-Sadat.

Anvar As-Sadat vritet - Vrasësit fanatikë islamistë

Autorët - kështu u zbulua më vonë - ishin fanatikë islamistë nga grupi "Xhihadi Islamik". Ata kishin depërtuar në radhët e ushtrisë duke fituar akses deri tek presidenti Sadat, që e urrenin aq shumë. Ata nuk ia falnin atij nënshkrimin e marrëveshjes së paqes me Izraelin në vitin 1979 në Camp David. Autorët më vonë u kapën dhe u ekzekutuan. Ndërsa kufomën e presdientit e kthyen pikërisht në vendin, prej nga i erdhi vdekja Sadatit: përballë tribunës së nderit pranë ushtarit të panjohur ai gjeti prehjen e përjetshme.

Si 20 vjeçar Sadati në vitin 1938 kish kryer akademinë ushtarake në Kajro dhe menjëherë pas kësaj u angazhua në Luftën e Dytë Botërore duke iu bashkangjitur një grupi oficerësh egjiptianë, që me ndihmën gjermane synonte të dobësonte influencën britanike në Egjipt. Ai u burgos, por mundi të arratiset dhe pas luftës bënte pjesë në grupin e oficerëve të rinj, që bashkë me Gamal Abdel Naser donin të ndryshonin Egjiptin. Në vitin 1952 ata rëzuan mbretin Faruk dhe Naseri erdhi në pushtet. Sadati ishte nën të dy herë zëvendëspresident dhe u bë pasardhës i tij, pas vdekjes së Naserit në vitin 1970.

Sadat donte të ndryshonte Egjiptin

Nën Sadatin Egjipti përjetoi ndryshime të mëdha. Ekonomia e planifikuar u reduktua gradualisht, ai zbehu pushtetin suprem të shtetit dhe vendi filloi të hapet ndaj Perëndimit. Më e qartë u bë kjo, në vitin 1972 kur Sadati dëboi 18.000 konsulentët ushtarakë sovjetikë duke shpëtuar prej varësisë nga Moska.

Nëj vit më vonë Sadati bashkë me presidentin e Sirisë Hafez el Asad hapën luftën e tetorit kundër Izraelit: për herë të parë u arrit që të dy shtetet të arrijnë suksese ushtarake kundrejt Izraelit. Ndonëse kjo nuk ishte fitore, sepse Izraeli kundërgoditi me sukses, sulmi u konsiderua aq i suksesshëm, sa të paktën Egjipti mundi të ndjekë një rrugë të re, atë të procesit të paqes me Izraelin.

Në fund të botës për paqen

Katër vjet pas luftës së tetorit Sadati deklaroi, se "do të shkojë deri në fund të botës, madje edhe në Kneset (parlamenti izraelit) për të vendosur paqen. Ai e kish seriozisht me këtë deklratë dhe gjatë vizitës në Jeruzalem propozoi paqen, që u nënshkrua në 1979 në Uashington, e njohur si paqja e Camp Davidit. Në praninë e presidentit Xhimi Karter dhe të kryeminsitrit të Izraelit Menahem Begin Sadati prezantoi me krenari:

"Kjo është një kthesë historike me rëndësi të madhe për të gjithë popujt që duan paqen. Ata që janë të lidhur në radhët tona me këtë vizion, nuk mund t´i shmangen këtij dimensioni të shenjtë të misionit tonë."

Të tjerët s´mundën ta kuptojnë këtë që bëri Sadati. Në botën arabe pati indinjatë dhe reagime të ashpra. Marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin u ndërprenë dhe Liga arabe u spostua nga Kajro në Tuniz. Veçanërisht palestinezët asokohe nën militantin Jaser Arafat e refuzuan marrëveshjen e Sadatit në Camp David.

Marrëveshja nuk pranohet

Kjo marrëveshje parashikonte autonominë për territoret paelstineze, prej nga më vonë do të krijohej shteti palestinez. Nëse palestinezët asokohe do ta kishin aprovuar atë, Lindja e Mesme sot do të ishte krejt ndryshe. Vetëm katërmbëdhjetë vjet më vonë Arafati arriti në të njëjtin përfundim, por edhe sot e kësaj dite 27 vjet pas Camp Davidit ende nuk është bërë realitet kjo ide. I zhgënjyer Sadati hoqi dorë prej palestinezëve dhe idesë së autonomisë duke u përqëndruar tek Egjipti. Ai ishte i sigurt se do të mbështetej:

"Populli egjiptian me këtë trashëgimi të pashembullt dhe me arësyen historike qysh në fillim ka besuar në vlerën dhe rëndësinë e kësaj iniciative."

Por, qarqe të tëra të popullit nuk e patën kuptuar kurrësesi këtë. Rezistenca kundër paqes dhe kundër Sadatit, veçanërisht në radhët e grupeve të rëndësishme profesionale dhe të juristëve, u rrit ndjeshëm. Tek këto qarqe u mbështetën itharët e islamistëve. Pasuan një sërë tentativash për sulme dhe atentate, Sadati forocoi masat e sigurisë dhe tensionet u shtuan. Gjendja në Egjipt u ashpërsua edhe prej pasojave rënuese të liberalizmit të ekonomisë për ushtrinë. Pothuajse askush në vend nuk e shihte Sadatin ashtu siç e vlerësonte atë Perëndimi. Pas atentatit presidneti i ShBA, Ronald Regan e nderoi atë me një fjalim duke theksuar:

"Presidenti Sadat ishte një burrë i guximshëm, vizioni dhe mençuria e të cilit i ka sjellë më afër kombet dhe popujt. Në një botë plot urrejtje ai ishte një njeri i shpresës."

  • Data 06.10.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKJ
  • Data 06.10.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKJ
Reklamë