1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politiker Geschenke

20 Dhjetor 2011

Presidenti gjerman ndodhet gjithnjë e më shumë në presion për shkak të një kredie nga një çift sipërmarrës mik. Një rol në këtë mes luajnë edhe çështja e moralit dhe besimit ndaj postit dhe personit.

https://p.dw.com/p/13VtJ
Presidenti gjerman Christian Wulff
Presidenti gjerman Christian Wulff

Politikanë të shquar përballen me kërkesa të mëdha në sjelljen e tyre publike. Ata vëzhgohen vazhdimisht, e kaluara e tyre ndriçohet dhe sjellja e tyre private dhe në fushën e biznesit i nënshtrohet kontrollit të publikut. Kushdo që dështon në këtë provë turpërohet botërsht në media dhe jo rralë detyrohet të largohet nga posti.

Humbja e besimit

Presidenti gjerman Christian Wulff kërcënohet që të bjerë në rreth dhe të dështojë në kërkesat e larta për të cilat ai e ndjen veten të detyruar. Njohësi i të drejtës kushtetuese dhe juristi Hans Herbert von Arnim në një intervistë dhënë Dë-së shpreh frikën se presidenti gjerman ka humbur besimin tek njerëzit, sepse ai vetë është duke bërë gjëra të shtrembërta. Presidenti federal, vazhdon von Arnim nuk ka shumë kompetenca, ai ndikon para së gjithash me fjalimet e tij: "Por për këtë është e nevojshme që ai të ketë besimin e popullatës, që ai të duket i besueshëm."

Edhe Wolfgang Schaupensteiner, një ish-prokuror në Frankfurt mbi Main i përqendruar kryesisht në çështjet mbi korrupsionin, vë në dukje se përveç aspekteve ligjore ka edhe aspekte morale të vlerësimit që mund të dëmtojnë reputacionin e postit dhe personit. Ndërmjet veprimeve të justifikueshme nga ana ligjore dhe kërkesave të larta morale nëpostin e presidentit ekziston vetëm një linjë të hollë ndarëse.

Shtëpia e familjes Wulff
Shtëpia e familjes WulffFotografi: picture-alliance/dpa

Shumë taktizime

Në një intervistë me Dë-në, ëolfgang Schaupensteiner sheh pak arsye për zemërim në faktin se Christian ëulff, ka marrë një kredi private nga një çift sipërmarrës mik me kushte të volitshme. Për më tepër presidenti nuk ak vepruar si duhet me këtë rast. Ai është pyetur si kryeministër në Saksonisë e Ulët nga parlamenti i landit për marrëdhëniet e tij ekonomike me Egon Geerkens: Atje ai ka dhënë një "përgjigje jo të plotë dhe gjysma e vërtetës nuk është e gjithë e vërteta .." Schaupensteiner ankohet, "se ai vetëm është përpjekur për të manovruar, në vend se ta thotë troç se cilat kanë qenë arsyet për marrjen e kësaj kredie."

Këtu, situata për Schaupensteiner është e qartë: Në Saksoninë e Ulët ekziston një ligj për ministrat ku saktësohen qartë përfitimet të cilat nuk guxohet të pranohen për shkak të postit. Tek përfitimet e tilla me siguri që bën pjesë edhe një hua, "e cila jipet me kamatë të ulët ose pa siguri dhe ku me sa duket nuk është rreguluar as çështja e shlyerjes së saj."

Një farë lloj shije mbetet

Për ish-prokurorin sqarimi se bëhet fjalë për një kredi në mesin e miqve, "nuk është krejt i pavendosur." Por pavarësisht nga vlerësimi ligjor mbetet një "farë lloj shije" në marrjen e kredisë nga presidenti. ëulff ka huazuar 500 mijë euro nga një sipërmarrës i cili ka qenë pjesëmarrës në disa udhëtime pune të kryeministrit. Në qoftë se nga këto udhëtime kanë evoluar marrëdhënie biznesi për huadhënësin atëherë duhet shtruar pyetje të reja."

Nëse një sipërmarrës i ofron një kredi një personi që bart një pst publik, kjo është për Hans Herbert von Arnim problematike nëse zyrtari nuk është në gjendje më të vendos i pavarur vetëm në bazë të fakteve por lejon të ndikohet dhe vendos në favor të donatorit: " Atëherë ne ndodhemi në fushën e korrupsionit

Autor: Matthias von Hellfeld / Esat Ahmeti

Redaktoi: Elert Ajazaj