″E inskenuar″ rjedha e zgjedhjeve parlamnetare në Çeçeni | Bota | DW | 27.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"E inskenuar" rjedha e zgjedhjeve parlamnetare në Çeçeni

Presidenti pro-rus Alu Alshanov po i hap rrugën Kadyrovit. Ndonëse përfaqësuesit e Këshillit të Evropës që ndodhen në Çeçeni konfirmuan, se gjendja është relativisht e qetë në ditën e votimeve, për mbrojtës të të drejtave të njeriut rus dhe të huaj zgjedhjet nuk janë të lira nisur nga influenca masive ruse dhe dhuna e vazhdueshme në republikën veriore të Kaukazit.

default

Ishte një ditë ideale për t´i joshur zgjedhësit t´u drejtoheshin kutive të votimit. Një qiell që ndriçonte nga kaltërsia, dielli që shkëlqente dhe temperatura 15 gradë. Qysh në orën 12 ishte e qartë, që zgjedhjet do të jenë të vlefshme, sepse kishin votuar mbi 25% e zgjedhësve. Rreth orës 16 sipas orës lokale pjesëmarrja arriti në 60%, ndërsa pjesëmarrja e deklaruar zyrtarisht ishte vazhdimisht në rritje. Përpara qendrave të caktuara të votimit kërcehej e këndohej përpara kamerave për televizonin rus.

Vëzhguesit konstatojnë, se edhe këtë herë ashtu si në zgjedhjet e fundit presidenciale pjesëmarrja ishte e zbehtë. Por partia "Uniteti" e aafërt presidnetin rus Putin duhet të fitojë, ndaj të gjithë janë optimistë, që kjo parti do të fitojë rreth 70 deri në 80% të votave, e në radhë të parë kuptohet që është presidneti çeçen Alu Alshanov: "Gjatë 24 orëve të fundit situata ishte stabël. Në qendrat e votimit gjithçka funksionon normalisht dhe jam i bindur, që bashkëatdhetarët e mi do të zgjedhin ata kandidatë që mendojnë se janë më të mirët, për këtë s´kam asnjë dyshim."

Alu Alshanov, që tani është president i Çeçenisë konsiderohet si marionetë e Moskës. Gjatë një atentati në maj të vitit të kaluar u vra presidenti i zgjedhur më parë Ahmad Kadyrov, Alshanov u emërua nga Kremlini si pasardhës i tij dhe më pas ai u votëbesua edhe në popull. Të renë e ditës së zgjedhjeve presidenti Alshanov e deklaroi disi si nëpër të: "Populli më ka zgjehdur mua katë rvjet më parë. Askush nuk e di se ç´sjell fati. Por sot mund t´ju them, se nuk do të kandidoj për një mandat të dytë presidencial."

Kjo do të thotë që Alshanov do t´i hapë rrugën Ramsan Kadyrovit, djalit të presidnetit të vrarë. Ramsan Kadyrov, në të vërtetë njeriu që ka vërtet pushtetin në Çeçeni është një figurë e dyshimtë, ai akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut. Ai ka krijuar një ushtri private me gati 6.000 ushtarë dhe i shmanget drejtësisë. Ndërkohë ai është vetëm zëvendëskryeministër, por e ndjen veten sikur të qe kreu i shtetit të Çeçenisë: "Detyra jonë është që t´i japim fund luftës. Lufta do të marrë fund atëherë kur të mos dëgjohen më të shtëna, kur njerëzit të mos vriten dhe të mos rrëmbehen më."

Por pikërisht ushtria e tij akuzohet për rëmbime dhe keqtrajtime. Presidenti Putin e përkrah megjithatë Kadyrovin, së fundi ai e nderoi atë me një medalje të lartë shtetërore. Në zgjedhjet parlamentare simpatizantët e tij do të fitojnë shumicën, në këtë mënyrë zgjedhjet shërbejnë vetëm për të zgjeruar edhe më tej pozicionin e Kadyrovit.

  • Data 27.11.2005
  • Autor Herman Krauze
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN9
  • Data 27.11.2005
  • Autor Herman Krauze
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN9
Reklamë