E gjitha sërish për diskutim? | Evropa | DW | 17.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

E gjitha sërish për diskutim?

Vendet anëtare dhe kushtetuta e BE-së

Në prag të takimit kryeministri i Irlandës Bertie Ahern përmes vizitave në të gjitha kryeqytetet e shteteve mesdhetare të BE u përpoq të largojë nga rruga të gjitha pengesat për kushtetutën evropiane. Në Varshave kryeministri i ri polak, Marek Belka, e siguroi se nuk do të pengonte kompromisin. Kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero, edhe ai prej jo shumë kohe në detyre, dergon sinjale të ngjashme. Në dhjetor Polonia dhe Spanja me veton e tyre kunder procesit të votimit bënë të deshtojë samiti. Berti Ahern presupozon, se të gjitha 25 shtetet e BE-së do ta pranojnë parimin e shumicës së dyfishtë, të shteteve dhe popullsisë.
Tani ka filluar pokeri i vendosjes së kufinjve për keto shumica. Spanja propozon, që shumica për shtetet duhet të perbejë së paku dy të tretat e popullsisë të 450 milionë qytetareve të BE. Gjermania solli në lojë formulën 55-55. Sipas saj duhet të votojnë 55% e shteteve pra 14, që perbejnë 55% të popullsisë. Me këtë duhet të pengohet që shtetet më të vogla të organizojnë bllokada. Me këtë linjë mund të miqësohet siç duket edhe kryeministri polak Marek Belka. Parulla "vdesim për Nicën" nuk vlen më në parlamentin e Varshaves. Fjala është për marrëveshjen e Nicës të vitit 2000, që u jep shteteve të mesme, si Spanjës dhe Polonisë, një peshe të madhe në votim, ashtu si elefanteve Gjermanisë dhe Francës.

Tani që zgjidhja për mënyrën e votimit duket e afert, çështjet e tjera të hapura të kushtetutës u sjellin më shumë shqetesim ndermjetesuesve irlandeze. Sepse sa më shumë që të afrohet samiti evropian me 17 dhe 18 qershor, aq më shumë shfaqen deshirat e interesat e shteteve anetarë. Në 130 faqe i ka përmbledhur Berti Ahern çeshtjet e diskutueshme. Vetem Britania e madhe ka paraqitur 25 kërkesa për ndryshime, nder ta të drejtën e vetos për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me taksat, sistemet sociale, mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Unanimitet pritet nga anëtarët e tjerë në drejtesi dhe politikën e brendshme. Të nëntë shtetet e reja përveç Polonisë, kërkojnë që komisionit të BE t´i përkasë një komisar me të drejtë vote për cdo vend anëtar. Projektkushtetuta parashikon deri tani vetëm 15 sekretarë.
Peshkopët polakë dhe fraksioni konservator në parlamentin evropian kanë theksuar edhe një herë rëndësinë e referimit ndaj trashegimisë kristiano-ebreje në preambelin e kushtetutës. Një shkrese e thjeshte shoqeruese për lidhjen me zotin, që do t´i bashkangjitet kushtetutës nuk mjafton, mendojnë peshkopët katolikë. Kjo ishte propozuar nga presidenti polak Aleksander Kwasnievski. Meqenese Franca dhe Belgjika këmbëngulin tek ndarja e prerë ndermjet shtetit dhe kishes, ndermjetesuesi irlandez Berti Ahern kishte thene që në fillim se referimi ndaj zotit nuk ka shanse në kushtetutë.
Edhe Irlanda vete ka ende deshira. Në Irlandë, që prej javësh ekziston ndalim i plotë i pirjes së duhanit në vendet e punës, në ndertesat publike dhe në restorante. Ajo tani kërkon që lufta kunder konsumit të duhanit dhe shperdorimit të alkoholit të shkruhet në kushtetutë. Spanja është tani më e gatshme për kompromis për mënyren e votimit, por ka zbuluar në minutën e fundit se gjuha e Katalonjës duhet të njihet patjeter si gjuhe zyrtare e BE-së.
I padiskutueshem është propozimi i presidences irlandeze, që të merret në kushtetutë fjalia, që të gjitha vendet anëtare, të mëdha apo të vogla, kanë para kushtetutës evropiane të njëjtat të drejta dhe të njëjtën peshë.
Skepticizëm shkakton tek Berti Ahern një propozim gjermano-francez për ratifikimin e kushtetutës. Meqenese krahas Britanisë së Madhe ka edhe disa shtete të tjera si Danimarka, Suedia, apo Irlanda, në të cilat një jo e popullsisë në votim mund ta rrëzonte të gjithë projektin, Berlini dhe Parisi duan t´u dalin problemeve perpara. Propozimi është që kushtetuta të hyjë në fuqi edhe nqs 20 nga 25 shtetet anëtare e ratifikojnë ligjin brenda dy vjeteve. Pakti i stabilitetit dhe i zhvillimit, të cilin Gjermania dhe Franca e thyejnë këtë vit për të tretën herë, ka gjithashtu rang kushtetute. Ai merret nga marrëveshjet e deritanishme të BE. Nqs kriteret për borxhet e reja duhen ndryshuar, siç mendon te bejë kancelari Schrëder, tani do të ishte mundesia të bëjë diçka. Diplomatet mendojnë se tani do të ishte momenti i duhur, meqenëse në moment të 25 kryetaret e shteteve janë të gatshem për ndryshime, bisedime dhe tratativa. Nqs kushtetuta është percaktuar një herë, do të kalonte ndoshta një kohë e gjatë derisa të 25 anëtaret të jenë serish të gatshem, të ndryshojnë paktin e stabilitetit dhe në këtë mënyrë kushtetutën.
Gjithë inat ndiqet në Romë drejtimi elegant dhe eficient i irlandezit Bertie Ahern. Presidenca italiane e rradhës deshtoi tek kushtetuta. Kryeminsitri Silvio Berlusconi përfundoi presidencën e rradhes pa suksese në cështjen e kushtetutes evropiane. Ndersa Irlanda po e kurorezon tani presidencën me kushtetuten.
Përmes maratonës se bisedimeve Berti Ahern dëshëron të arrijë poste me të larta. Ai është nderkohë kandidat për postin e presidentit të ardhshëm të komisionit të BE, i cili do të përcaktohet gjithashtu në qershor.

  • Data 17.05.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHH
  • Data 17.05.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHH