E gjithë bota premton mbështetje për të ndihmuar Irakun në rindërtimin e vendit | FOKUS | DW | 22.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

E gjithë bota premton mbështetje për të ndihmuar Irakun në rindërtimin e vendit

Benita-Ferrero-Waldner: "Nëse të gjithë do të angazhohen, atëherë do ketë një shans që të bëhen përparime politike në Irak dhe t’u hiqet përkrahja kryengritësve.“

Pjesemarresit e Konferences per Irakun ne Bruksel

Pjesemarresit e Konferences per Irakun ne Bruksel

Konferenca ndërkombëtare kushtuar Irakut, e cila u organizua në Bruksel bashkarisht me Sh.B.A.-të dhe BE-ja, pati në fokus të ardhmen ekonomike dhe politike të Irakut. Të hënën e kësaj jave Bushi e vlerësoi këtë Konferencë si sukses, duke thënë:
„Ajo është një sinjal i rëndësishëm, që u tregon të gjithëve zëshëm dhe qartë,se në të kaluarën edhe mund të ketë patur diferencime për sa i përket Irakut, por tani bota duhet të punojë së bashku.“
BE-ja shpreson se do t'mund t'a rrisë rrolin e saj.
Komisionerja e BE-së për politikë të jashtme, Benita Ferrero-Waldner, e cila para pak kohësh ishte në Bagdat, thotë për Dojçe Velen, se Konferenca duhet të jetë, para se gjithash, një forum për qeverinë kalimtare të Irakut dhe për kryeministrin e saj Ibrahim Jaafari, që të mund të paraqesin nevojat dhe strategjitë e Irakut.
Sh.B.A.-të, që vazhdojnë të kenë të stacionuar 130 mijë ushtarë në Irak,dëshirojnë arritjen e përmirësimit të gjendjes së sigurisë. Pothuajse çdo ditë po regjistrohen rreth 50 sulme, njofton Pentagoni. Sipas një të dhënë nga një faqe interneti mbi lajmet për Irakun, që nga mbajtja e zgjedhjeve në janar, kanë humbur jetën 1.500 civilil gjatë sulmeve të shumta. Nënkryetari i parlamentit irakian,Husain al Shahristani, u ankua në prag të konferencës në Bruksel, lidhur me korrupsionin e lartë në Irak.
Disa shtete anëtare të BE-së po ndihmojnë në përgatitjen e 800 policëve, të gjyqtarëve dhe të forcave të tjera të sigurisë. BE-ja do të hap në Bagdat një përfaqësi, por në momentin kur gjendja e sigurisë do të përmirësohet.
Benita Ferrero-Waldner, Komisionerja për politikë të jashtëme e BE-së, vlerëson se miratimi i kushtetutës është një hap vendimtar:
„Kushtetuta e Irakut duhet të bëhet. Dhe siç na është premtuar në Bagdat,kjo do të ndodh deri më 15 gusht. Shpresoj se për këtë nuk do të angazhohen vetëm shiitët dhe kurdët, por edhe shumë sunitë. Nëse të gjithë do të angazhohen, atëherë do ketë një shans që të bëhen përparime politike në Irak dhe kështu do t’u hiqet përkrahja kryengritësve.“
Nga i ashtëquajturi koalicion i të dëshiruarëve në ndërkohë janë tërhequr disa shtete anëtare të BE-së. Spanja, Hungaria dhe Portugalia e kanë kryer tërheqjen e trupave të tyre nga Iraku. Italia, Polonia dhe Holanda janë duke i tërhequr ushtarët e tyre. Ndërsa Britania e Madhe vazhdon të qëndroj në Irak me kontigjentin e saj prej 10 mijë trupash. Ndërsa Gjermania dhe Franca
nuk i paten dërguar trupat e tyre.


  • Data 22.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkL
  • Data 22.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkL