E ardhmja e Edmund Shtojber-it në pikëpyetje? | Studimi në Gjermani | DW | 15.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

E ardhmja e Edmund Shtojber-it në pikëpyetje?

Lufta e kryeministrit të Bavarisë Edmund Shtoiber brenda CSU-së dhe politika e Bushit në Lindjen e Mesme

default

Der NORDBAYERISCHE KURIER nga Bajrojti trajton krizën politike në Unionin Kristian Social:

"Terreni politik në Bavari po tronditet, CSU-ja po tregon veten, kryeministri është goditur rëndë. Brenda natës CSU/ja u shndërrua nga një shkëmb në një anije të lëkundur partiake. Kapiteni dëshiron të përcaktojë kursin edhe më tej, por një pjesë e ekuipazhit po rebelon. Përmes lëshimeve do të bëhet përpjekje për të qetësuar kryengritësit. Por fundi i epokës së Shtoiberit ka filluar të trokasë."

Ngjashëm komenton edhe STUTTGARTER NACHRICHTEN:

"Aktualisht nuk duket e pamundur që periudha e Shtoiberit në post t'i rezistonte edhe dimrit bavarez. Por mbas tij po gumëzhin gjtihmonë e më fuqishëm një parti, që nuk është më e gatshme që për këtë kryeministër të hyjë e bashkuar në fushatën e ardhshme elektorale. Shtoiberi mund t'i fitojë edhe zënkat pasuese, por betejën e ka humbur."

Në gazetën gjermanolindore Ostthüringer Zeitung nga Gera lexojmë:

"Ajo që po luhet tani në Mynih është gati e pakuptueshme. Siç duket askush nga kreu partiak nuk guxon të marrë në dorë hapur "vrasjen e mbretit", shumica e anëtarëve të CSU-së ndoshta këtë nuk do ta falnin. E kjo në të njëjtën kohë është një plus i madh për Shtoiberin këmbëngulës, se cili nga këta urithë të mefshtë do të udhëheqë CSU/në krenare dhe Bavarinë? Sa më shumë që vazhdon ky teatër, aq më shumë diskreditohen edhe vetë pasardhësit."

Gazeta MÄRKISCHE ODERZEITUNG nga Frankfurt/Oder trajton politikën e qeverisë amerikane në Lindjen e Mesme:

"Edhe dy vjet kohë ka presidenti amerikan Bush, për të mos u larguar nga posti duke lënë pas një katastrofë të plotë në politikën e jashtme. Por në vend që të nxjerrë mësime nga aventura e Irakut, Uashingtoni po ndez në një front tjetër. Mbas zënkave të shumta retorike me Iranin gjatë muajve të shkuar, tani po përdoret artileri e rëndë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Bushi ka dërguar raketa "Patriot" në gji dhe ka urdhëruar edhe një avionmbajtës të dytë në rajonin e krizës. Këto gjëra zakonisht nuk ndodhin, kur kërkon dialogun politik me palën tjetër. Me sa duket presidenti ka ndër mend t'ia shkrepë edhe njëherë para sa të dalë në pension".

Në "Tageszeitung" nga Berlini lexojmë:

"Pasi ushtarët amerikanë të enjten e shkuar sulmuan një përfaqësi iraniane në qytetin irakian Erbil dhe arrestuan pesë iranianë, tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ashpërsuar. Kjo është edhe një dëshmi, që Uashingtoni nuk ka hequr dorë ende nga përpjekja për t'i realizuar interesat e tij me dhunë. Përkundrazi: Përforcimi i trupave të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe toni agresiv ndaj Iranit dhe Sirisë nxorrën në pah vendosmërinë e Uashingtonit për ta vazhduar këtë rrugë fatale."

WIESBADENER KURIER e drejton vështrimin nga Iraku dhe vëren:

"Urrejtja dhe dhuna që ushtrojnë ndaj vetes dhe të tjerëve sunitët dhe shiitët nuk njohin kufij. Që kjo është vetëm hakmarrje, këtë nuk po përpiqet ta vërë më askush në dyshim. Por askush nuk ka as përfytyrimin më të vogël se si mund të dalë ky vend nga ky rreth vicioz. Lufta e dy grupeve etnike për pushtet po e fut Irakun gjithmonë e më thellë në qorrsokak. Rindërtimi i domosdoshëm i vendit, që do të mund t'u jepte njerëzve një perspektivë kuptimplotë, përsëri po prishet me kryeneçësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që preferojnë luftën."

Gazeta HANDELSBLATT në këtë kontekst ndriçon dallimet ndërmjet qeverive në Berlin dhe Uashington:

"Tekstualisht Berlini pati kërkuar përfshirjen e Sirisë në dialogun e Lindjes së Mesme. Tekstualisht Berlini kërkon që sanksionet për shkak të programit atomik të Iranit të ashpërsohen vetëm shkallë-shkallë. Tani po del që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë tejkaluar qëkuri sanksionet e sapovendosura nga OKB/ja. Dhe që me kërcënimet e tyre ndaj Iranit dhe Sirisë po ndezin përsëri debatin e vjetër për ndryshimin e regjimit."

  • Data 15.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm5
  • Data 15.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm5