Dyshime të justifikuara për sigurinë e fluturimit në Indonezi? | Bota | DW | 07.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dyshime të justifikuara për sigurinë e fluturimit në Indonezi?

Nga djegja e avionit në Jave vdesin 49 vetë

Aeroport në Indonezi

Aeroport në Indonezi

Nga rrëzimi i avionit në ishullin Java humbën jetën 50 vetë, 90 të tjerët kanë mbijetuar. Avioni mori zjarr në aterrimin në Yogakarta. Boeing 737-400 i shoqërisë ajrore indoneziane Garuda kishte në bord 140 vetë. Gjatë aterimit në Yogakarta në ishullin Java avioni doli nga pista, mori zjarr dhe u dogj krejtesisht.

Sipas dëshmitarëve okularë si pasojë avioni eksplodoi. Sandy Handra, që e ka mbijetuar fatkeqesinë tha në televizion, se kishte patur tronditje, që para se avioni të prekte tokën. "Që në ajër aterimi ishte shumë i trazuar dhe pastaj në tokë ka patur disa tronditje, derisa avioni ndaloi duke u anuar djathtas jashtë pistës. Dhe papritur kudo në kabinë kishte zjarr."

Sipas autoriteteve në Yogakarta kanë humbur jetën së paku 49 vetë, nder ta edhe pilotët. Shumica e viktimave ndodheshin në pjesën e përparme të avionit. Shumë pasagjerë në Business Class kishin mbetur të mbyllur në avionin, që digjej.
"Ne ndodheshim në pjesën e prapme, farë pranë daljes për raste emergjence. Shumë vetë thërrisnin mos bëni panik, mos bëni panik, çdo gjë është në rregull dhe pastaj zbritem nga dalja anësore."

Ndër viktimat ishin edhe gazetare australianë dhe pjesëtarë të personelit diplomatik australian. Ata benin pjesë në delegacionin e ministrit të jashtëm Aleksander Downer, i cili kishte marrë pjesë në një konferencë në Jakarta.

Rrezimi i Boeing 737-400 i shoqërisë ajrore Garuda e ka vënë sigurinë ajrore në Indonezi përsëri në qënder të vemendjes së opinionit publik. Që prej liberalizimit të transportit ajror në Indonezi janë krijuar disa shoqëri të lira ajrore dhe numri i fluturimeve të brendshme është pesëfishuar. Presioni i madh i konkurrencës në mes të 16 shoqërive ajrore indoneziane ka si pasojë kursime në mirëmbajtjen dhe kontrollet e sigurisë. Analisti i fluturimeve ajrore Dadang Parikesit i shoqërisë indoneziane të transporteve akuzon qeverinë, se nuk ka përcaktuar standarte të mjaftueshme të sigurisë.

"Dy tri vitet e shkuara kanë qenë shumë të vështira për Indonezinë me një bilanc të keq në sigurinë e transportit. Dhe njëri nga shkaqet për këtë është padyshim konflikti ndermjet presionit të madh të konkurencës nga njëra anë dhe të qeverisë nga ana tjetër, e cila nuk ka arritur, që të përcaktojë standarte të qartë sigurie për qarkullimin ajror."

Autoritetet indoneziane në shkurt kanë urdhëruar një kontroll teknik të të gjithë avionëve Boeing 737 të shoqërisë ajrore Adam Air, pasi një avion i këtij tipi u aksidentua dhe u shkatërrua duke aterruar. Në fillim të janarit në avion i Adam Air me më shumë se 100 vete në bord u rrëzua në det para ishullit Sulawesi.

  • Data 07.03.2007
  • Autor Bernd Musch-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJG
  • Data 07.03.2007
  • Autor Bernd Musch-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJG
Reklamë