Dy medalje të arta për Gjermaninë
17 Shkurt 2010Rrëshqitësja me sajë Tatjana Hüfner siguroi medalien e tretë të artë për ekipin gjerman në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat po zhvillohen në Vankuver. Dy ditë pas fitores së kolegut të saj Felix Loch, 26 vjeçarja Hüfner bëri një rrëshqitje perfekte me sajën e saj në Uistlër të Kanadasë. Medialjen e argjentë e fitoi papritmas austriakja Nina Reithmayer ndërsa gjermanja tjetër Natalie Geisenberger fitoi medaljen e bronztë.
Një rezultat jashtëzakonisht të mirë shënoi edhe biatletja Magdalena Neuner. Pas medaljes së argjendtë dy ditë më parë në shprint, mbrëmë ajo fitoi medaljen e fitoi medaljen e artë në garën e ndjekjes në 10 kilometra. Rezultat shumë më të mirë se në garën e parë shënuan edhe bialtetet tjera, por nuk fituan ndonjë medalje. Ndërkohë që favoritja kryesore në 500 metra në rëshqitje, Jenny Wolf dëshpëroi veten dhe shumë adhurues të saj. Ndonëse këtë vit është më e mirë në këtë garë, në Lojërat Olimpike fitoi "vetëm" vendin e dytë.
Autor: Bahri Cani
Redaktoi: Esat Ahmeti