Dy javë dramë në anijen gjermane ″Cap Anamur″ me refugjatë sudanez para brigjeve italiane | Evropa | DW | 07.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dy javë dramë në anijen gjermane "Cap Anamur" me refugjatë sudanez para brigjeve italiane

Gjithnjë e më shumë Deti Mesdhe midis brigjeve të Afrikës veriore dhe Italisë po bëhet arenë e dramave për refugjatë, të cilat të shumtën kanë fund tragjik. Kështu rajat italiane të brigjeve shpëtojnë shpesh anije nga rreziku i fundosjes, mirëpo autoritetet italiane po refuzojnë këto ditë që t´i lejojnë ankorimin në brigjet e Sicilisë anijes gjermane Cap Anamur, e cila në bordin e saj ka 37 refugjatë nga Sudani me arsyetimin se ata janë marrë në bordin e anijes para brigjeve të Maltës dhe atje duhet të zbarkojnë.

Anija gjermane Cap Anamur në vitet shtatëdhjeta u kishte shpëtuar jetën rreth tetë mijë refugjatëve vietnamezë

Anija gjermane "Cap Anamur" në vitet shtatëdhjeta u kishte shpëtuar jetën rreth tetë mijë refugjatëve vietnamezë


Odisejada e Cap Anamurit para brigjeve të Sicilisë është shndërruar në temë edhe për Parlamentin italian. Opozita po kërkon nga ministri i brendshëm Pisano që t´i japë dritën e gjelëbër anijes gjermane me refugjatë nga Sudani, të hyjë në portin e Sicilisë, në mënyrë që të ketë mundësi t´u ndihmohet refugjatëve në bordin e anijes.

Shefi i organizatës së ndihmave Cap Anamur Bierdel, i cili ndodhet në bordin e anijes, ankohet se italinët po përpiqen të pengojë edhe ndihmën humanitare nga toka:

"Ndihmësit tanë nga toka po raportojnë se janë duke u penguar të na dalin në ndihmë. Ata po shantazhohen. Atyre u thuhet se nuk është e këshillueshme të vinë në bord tek ne."

Ka dy javë që anija Cap Anamur ndodhet 15 milje larg brigjeve siciliane me 37 refugjatë nga Afrika në bord. Sipas të dhënëve të Organizatës humantare, ekuipazhi i anijes, refugjatët i kishte marrë në det të hapur, në ujërat ndërkombëtare për t´i shpëtuar nga një anije që po mbytej.

Italianët refuzojnë pranimin e tyre mes tjerash me argumentin se refugjatët duhet dërguar në Maltë. Organizata humanitare përkundrazi thotë se këta njerëz janë marrë për t´u shpëtuar nga anija e tyre, që mund të mbytej në ujë. Ata, për t´i shpëtuar, ishin drejtuar për në Itali, pasi Italia ishte vendi më i afërt. Sipas të drejtës ndërkombëtare për ujrat Cap Anamur në këtë rast duhej të lundronte drejet një porti italian.

Refuzimi i ndihmës nga qeveri italiane për t´u ndihmuar refugjatëve që po përjejtojnë një dramë të vërtetë në Detin Mesdhe thotë Bierdel nga Cap Anamur, është një skandal jo vetëm për Italinë por për tërë Europën:

"Para kufirit detar të kësaj kështjelle europien qindra e mijëra njerëz po lihen të mbyten në ujë. Pikrisht këto ditë plotë lundra e anije të stërmbushura me refugjatë nga Afrika po marrin udhëtime të rrezikshme e avanturore. Disa prej këtyre lundrave arrijë brigjet e Europës, e disa prej tyre të shumtën përpihen nga valët nëpër detin mesdhe" thotë Bridel

37 komuna italiane në Itali janë deklaruar të gatshme të marrin nga një refugjat nga anija e Cap Anamur-it. Bierdel i kërkon qeverisë italiane të hapë rrugë për t´i dhënë zgjidhje humanitare këtij rasti:

"Kjo do të ishte rruga më e drejtë. Nëse këtë nuk e bën Europa politike që t´i dalë me këtë skandal të të drejtave të njeriut nga pikpamja jonë atëherë zgjidhja duhet të vijë nga ndonjë sferë tjetër. Shpresojmë dhe dëshirojmë që kjo të ndodhë në interes të njerëzve që kemi në bord, por edhe të atyre që mund t´i shpëtojmë nëse na lejohet."

Refugjatët në bord ndodhen në gjendje relativisht të mirë shëndetësore. Organiztat italiane si motra do të sjellin një kontigjent tjetër të ndihmave në bord:

"Për shembull do të sjellin artikuj higjienikë që janë mëse të nevojshëm në një situatë ku ndodhemi ne, që të mos na shpërthejë ndonjë epidemi në bordin e anijes. Nesër do të bëhet përsëri një përpjekje që një anije të na sjellë pemë dhe perime të freskëta për nevojat tona. Kemi në nevoja urgjente për ushqime vitaminoze në anije"

Sa kohë do të zgjasë odisejada e Cap Anamurit para brigjeve italiane aktualisht askush nuk e di dhe kjo çështje mbetet e hapur.

  • Data 07.07.2004
  • Autor Jörg Saisselberg.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGu
  • Data 07.07.2004
  • Autor Jörg Saisselberg.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGu