Dy ditë përpara referendumit në Francë, Gjermania si i nënti vend antar i BE-së ratifikoi kushtetutën evropiane | Evropa | DW | 27.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dy ditë përpara referendumit në Francë, Gjermania si i nënti vend antar i BE-së ratifikoi kushtetutën evropiane

Këshilli federal në Berlin i dha votë pozitive kushtetutës së parë evropiane. Votimi i sotëm në këshillin federal në Berlin ishte historik, ndonëse nuk u arrit vota e dëshiruar nga të gjitha grupet përfaqësuese të landeve. Landi i Meklenburg Vorponernit i qeverisuar prej socialdemokratëve dhe partisë së socializmit demokratik abstenoi.

Salla plenare e Bundesratit-Këshilli Federal

Salla plenare e Bundesratit-Këshilli Federal

Seancën e hapi presidenti i këshillit federal socialdemokrati Matias Platcek me fjalët: "Kushtetuta evropiane vendos piketat për një Evropë që bazohet tek bindja dhe vlerat e përbashkëta demokratike. Kushtetuta çimenton themelet e një Evrope të instituciooneve me aftësi vepruese dhe që përfaqësojnë me efikasitet ineteresat e saj. Kushtetua shënon në fakt një kthesë historike dhe një përparim."

Në seancën e ratifikimit të kushtetutës mbajti një fjalim ish-presidneti francez Valeri Zhiskar D´Estë, i cili është president i konventës së kushtetutës së BE-së: "Kushtetuta e re ankron parimin demokratik në shumë sfera. Marrëveshja për kushtetutën është udhërrëfyese për të ardhmen e Evropës. Eshtë e vështirë ta imagjinoni, se sa emocionues është për mua ky moment, që si francez i brezit që përfaqësoj të kem nderin të mbaj fjalim në këshillin federal të Gjermanisë", theksoi D´Estë

Ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher, nënvizoi rëndësinë e kushtetutës dhe ratifikimin e saj në Gjermani si një sinjal pozitiv edhe për refrendumin në Farncë më 29 maj: "Sot është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë, sepse ne ratifikojmë marrëveshjen për kushtetutën evropiane. Shpresoj që ky sinjal do të ketë efekt për të inkurajuar edhe francezët për një votë pozitive", tha Fisher.

Dy ditë më parë edhe Austria votoi pro kushtetutës. Ndërsa me mjaft interes priten referendumet në Francë më 29 maj dhe më pas në Holandë, ku deri tani mbizotërojnë zërat skeptikë.

  • Data 27.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEJ
  • Data 27.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEJ