Durimi shpërblehet- Angela Merkel është kancelare | Politika | DW | 10.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Durimi shpërblehet- Angela Merkel është kancelare

Angela Merkel deklaroi në një konferencë për shtyp, se asnjëra palë nuk mund ta majorizojë me votë palën tjetër

default

Tri javë pas zgjedhjeve parlamentare krerët e Bashkimit Kristiandemokrat-kristiansocial dhe të Partisë Socialdemokrate janë marrë vesh për zgjedhjen e kryetares së CDU-së, Angela Merkel, e para kancelare në historinë e Gjermanisë, në rast se arrihet një koalicion i gjerë. Si kompensim socialdemokratët do të kenë dy poste ministrore më shumë sesa CDU-CSU-ja. Presidiumet e partive e miratuan me shumicë të madhe kompromisin. Aktualisht kryesitë e partive po këshillohen për të vendosur në përfundim mbi fillimin e negociatave formale për koalicionin. Nga CDU-CSU-ja mësohet se zëvendëskryetari i tanishëm i parlamentit Norbert Lammert do të jetë kryetari i ri i Bundestagut. CDU-CSU do të ketë gjithashtu ministritë e mbrojtjes dhe atë të brendshme. Ministri aktual i ekonomisë Wolfgang Clement bëri të ditur se nuk do të jetë anëtar i kabinetit të ardhshëm. Pasues i tij në post do të jetë kryetari i Partisë Kristiansociale Edmund Stoiber. Sipas raporteve të pakonfirmuara socialdemokratët do të kenë ministrinë e jashtme, atë të financave, të drejtësisë si dhe të punës e çështjeve sociale.

Gjatë një konference për shtyp sot pasdite Angela Merkel tha:

"Bashkimi CDU/CSU do të zërë vendin e kancelarit. CDU/CSU dhe socialdemokratët do të kenë numër të njëjtë votash në kabinetin qeveritar, kjo do të thotë që asnjëra palë nuk mund ta majorizojë me votë palën tjetër."

  • Data 10.10.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt5
  • Data 10.10.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt5