1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Duma mblidhet për herë të fundit

Hermann Krause 16 Nëntor 2007

Në 2 dhjetor në Rusi do të zgjidhet një parlament i ri. Kandidati kryesor i partisë "Rusia e Bashkuar" është presidenti aktual Vladimir Putin.

https://p.dw.com/p/CI8a
Parlamenti Duma ne Moske
Parlamenti Duma ne MoskeFotografi: AP

Nëpërmjet këtij hapi, Putini kërkon të mbetet në qendër të politikës ruse edhe pas përfundimit të legjislaturës së tij si president i vendit. Marrëdhëniet mes parlamentit dhe Kremlinit janë intensifikuar gjatë viteve të fundit. Kremlini i drejton në mënyrë efikase vednimet e Dumës, që u mblodhën për herë të fundit të premten.

Russland Wahlen Plakat Moskau Für Putin
Pllakatë zgjedhjesh në MoskëFotografi: AP

Pas himnit kombëtar, u ulën të gjithë për herë të fundit së bashku: Të gjithë ata që kishin në duar ligjet e vendit, reformën për tokën, sistemin shëndetësor, mbrojtjen për investimet, rritjen e pensioneve - të gjitha këto vendime u morrën në dakordim me Dumën. Atje formulon administrata presidenciale tekstet për ligjet, ja përcjell ato qeverisë, e cila më pas i parashtron ato përpara Dumës. Sidoqoftë nuk do të ketë ndryshime: partia e Kremlinit "Rusia e Bashkuar" ka 299 nga 450 vende. Deputeti jopartiak Nikolia Rushkov: "Në fakt nuk ka shumë kuptim të jesh antar i një Dume të tillë. Ai është një parlament, që nuk vendos asgjë. Duma nuk mudn të krijojë qeveri apo të shkarkojë ministra, madje aa të ndryshojë dot buxhetit shtetëror. Duma e konfirmon buxhetin, por vetëm ashtu sic paraqitet nga Kremlini. Parlamenti nuk zhvillon hetime dhe nuk shtron pyetje."

Rusia kujton 7 nëntorin
Rusia kujton 7 nëntorinFotografi: picture-alliance/ dpa

Rishkov erdhi si deputet që nuk i përkiste asnjë partie në Duma. Por tani kjo nuk është më e mundur, zgjedhja e drejpërdrejtë u pezullua. brenda parlamentit nuk ekziston opozitë. Votuesit e partisë me orientim nacionalist Rodina morën përpara 4 vitesh 9.5 përqind të votave. Port Rodina u kthye në një parti të fuqishme dhe pak m´kohë më pas u dhpërbë në mënyrë shumë të çuditshme. Menjëherë më pas u krijua një parti e re dhe devote ndaj Putinit dhe antarët e Rodinës u bënë antarë të partisë së re.

Por edhe vetë e ardhmja e Dumës duket e çuditshme. Pas deklaratës së Putinit se do të kandidojë si përfaqësues i partisë "Rusia e Bashkuar", kjo parti shpreson të marrë shumicën e votave, që do t´i mundësojë kështu të drejtën e ndryshimit të kushtetutës. Politologu Leonid Aleksej mednon se e ardhmja do të jetë e tillë: "Në rast se "Rusia e Bashkuar" do të arrijë 300 vende në Duma, atëherë parlamenti mund ta ndryshojë kushtetutën edhe pa miratimin e presidentit, duke mundësuar kështu madjen edhe një peridhë të tretë legjislative për Putinin si president."

Duma, e cila është mbështetëse e plotë e Putinit, i cili ose do të mbetet president ose do ta mbajë pushtetin nëpërmjet një posti tjetër diku në sfond. Por nuk i idhet se si do të jetë e ardhmja. Sipas sondazheve më të fundit, partia "Rusia e Bashkuar" nuk gëzon më aq shumë simpatinë e popullit sa përpara disa muajsh. Por që manipulohet, mashtrohet e gënjehet dihet. Kjoë është edhe arsyeja përse Kremlini do të lejojë vetëm një numër të kufizuar vëzhguesit nga OSBE-ja.