Duke qëruar qepën | Gjermania | DW | 07.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Duke qëruar qepën

Për herë të parë Grass paraqiti këto ditë për publikun librin e tij të ri "Duke qëruar qepën" në teatrin Ansambi i Berlinit duke iu përgjigjur edhe pyetjeve kritike. Interesimi i meides dhe publikut ishte i madh.

Ballina e librit Duke qëruar qepën e autorit Günter Grass

Ballina e librit "Duke qëruar qepën" e autorit Günter Grass

Në librin e tij të ri "Duke qëruar qepën" Günter Grass pranon se në rini ka qenë në muajt e fundit të Luftës II Botërore anëtarë i njësive SS. Ky pranim ka ndezur një diskutim edhe përtej kufijve të Gjermanisë lidhur me jetën dhe veprën e fituesit të çmimit Nobel në letërsi. Përse kaq vonë pyesin disa, gjithçka ka qenë e llogaritur mirë për t'i bërë reklamë romanit të tij të ri, thonë të tjerët. Për herë të parë Grass paraqiti këto ditë për publikun librin e ri në teatrin Ansambi i Berlinit duke iu përgjigjur edhe pyetjeve kritike. Interesimi i meides dhe publikut ishte i madh.

"Vazhdoj të qëndroj me të dyja këmbët dhe do të vazhdoj të flas kur e gjykoj të arsyeshme. Ka pasur disa komente ku shprehej mendimi se tani unë duhet të heshtja."

Koha e fundit, thotë Günter Grass, nuk e ka patur të lehtë. Dhe krejt e lehtë nuk ishte për fituesin e çmimit Nobel në letërsi as paraqitja e parë në publik në Ansambin e Berlinit. Sepse moderatori Wolfgang Herles, hyn menjëherë në temë dhe e ballafaqon shkrimtarin me pyetjen që preokupon prej javësh fejtonin gjerman dhe atë ndërkombëtar. Përse pikërisht ai që është paraqitur në Gjermani rregullisht si "apostull morali" nuk e zbuluar më parë tërësisht të kaluarën e tij?

"Me ç'të drejtë kërkohet prej meje që të zbuloj për publikun në këtë apo atë çast një fazë të shkurtër të jetës sime?"

Kundërsulmoi Grass dhe nuk përmendi si arsye për heshtjen e vet të gjatë as turpin e as ndonjë plan, por kërkimin e gjatë për formën e duhur: "Nuk desha të ngjitesha diku dhe të pranoja: Kam qenë për disa javë në njësitë SS. Desha ta tregoja këtë në një kontekst më të gjerë, vitet e rinisë, se si në brezin tim mund të të ndodhte që të futeshe atje."

Por kjo ka qenë e mundur vetëm në librin e tij, thotë Grass. Autobiografia tradicionale i ka ngjallur gjithnjë dyshime, pohon. Ajo tingëllon shpejt si një roman xhepi, ku nuk mund të dallohet midis kujtimeve të vagullta dhe fakteve.

Fakti që deri tani kritika nuk është marrë thuajse aspak me formën letrare dhe përmbajtjen komplekse të librit "Duke qëruar qepën", por në radhë të parë me pranimin e "anëtarësisë në njësitë SS" jo vetëm që e ka befasuar Grass-in, por edhe e ka lënduar.

Publiku reagoi me duartrokitje të vakëta dhe dokumentoi si interesimin si për objektivizimin e diskutimit ashtu edhe për një diskutim të vërtetë për tekstin e librit.

  • Data 07.09.2006
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzU
  • Data 07.09.2006
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzU