1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Duhet të presim raundin e dytë

Intervistën e zhvilloi Goran Goic21 Janar 2008

Intervistë me Eckard von Klaeden, zëdhënësi për politikën e jashtme të fraksionit kristiandemokrat - kristiansocial

https://p.dw.com/p/CvX6
Eckart von Klaeden
Eckart von KlaedenFotografi: AP

Deutsche Welle: Si e vlerësoni rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi?

Eckard von Klaeden: Në Serbi rezultatet e anketimeve kanë treguar se Nikoliç në raundin e parë do të fitonte shumicën e votave. Interesante është pjesëmarrja e lartë në votime.

Deutsche Welle: Çfarë konkluzioni nxirrni ju nga fakti se kaq shumë njerëz kanë vendosur për një politikë, që nuk çon në BE?

von Klaeden: Nikoliç nuk ka marrë shumicën, sepse përndryshe do të ishte zgjedhur. Prandaj ne duhet të presim raundin e dytë. Ky do të jetë një vendim, që vendos fatin e Serbisë, në se do të marrë rrugën proevropiane, apo proruse.

BE do ta afrojë Serbinë me veten. Nga ana tjetër një hap i tillë në Serbi kuptohet, sikur me këtë duan ta dëmshpërblejnë Serbinë për humbjen e Kosovës.

Unë nuk shoh lidhje direkte ndërmjet vendimit për Kosovën dhe lidhjes më të fortë të Serbisë me BE-në. Natyrisht Serbia do të duhet herët apo vonë të pranojë një pavarësi të mundshme të Kosovës. Por interesi i Evropës për Serbinë dhe interesi i Serbisë për Evropën nuk duhet të lidhet direkt dhe vetëm me çështjen e Kosovës. Mua më duket, se BE duhet të heqë dorë nga gjithçka që të jep përshtypjen, se do të ndikojë në zgjedhjet në Serbi. Vendimin, se në çfarë drejtimi do të shkojë Serbia, duhet ta marrin vetëm serbët.

A do të mund të bëni ndonjë prognozë për raundin e dytë dhe si do të reagojë bashkësia ndërkombëtare dhe BE, nëqoftëse Nikoliç do të bëhej presidenti i ri?

Pikërisht për zgjedhjet nuk është mirë t´u përgjigjesh pyetjeve me sikur. Unë shpresoj se Tadiçi do të fitojë dhe shpresoj se në 14 ditët e ardhshme do të ketë mbështetjen e qartë të kryeministrit Kostunica.