Duhet shkathtësi dhe qetësi! | Politika | DW | 25.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Duhet shkathtësi dhe qetësi!

Reagimet e Beogradit zyrtar pas vendimit të Këshillit të Sigurimit. Lejimi i fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës ishte diçka që pritej

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Vërehet se pas mbledhjes së djeshme të KS të OKB-së ka shpërthyer nervoziteti në skenën politike të Serbisë. Në fakt, jo vetëm në qarqet e opozitës, kanë ekzistuar shumë dyshime dhe hamendje, se çfarë rrjedhe do të ketë mbledhja e përmendur dhe si do t'a ndjejë veten në atë takim kryeministri serb, Vojislav Koshtunica.
Vlerësimet e sotme kryesisht, mbështeten në pikëpamjen, se ai është ndjerë me mirë se ç'kishte pritur shumica. Megjithatë, vleresimi i pergjithshëm në Beograd është, se nuk ka vend për mburrje, entuziazëm dhe theksim të përparësive të caktuara të palës serbe për arsye, se anëtaret e OKB-së e kanë kuptuar, se si është gjendja reale në Kosovë, kur është fjala për rrezikimin e serbëve të mbetur dhe joshqiptarëve të tjerë. Disa politikanë të cilët jozyrtarisht mendojnë, se argumentet janë në anën e palës serbe, na kanë thënë se, është evidente se në deklaratat e zyrtareve si dhe të përfaqesuesve të partive politike serbe nuk ka tone polemizuese me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës.

Tani nuk duhet folur shumë e as te polemizohet me palën tjetër, sepse problemi kosovar është në duart e OKB-se ndaj, sipas tyre, duhet shkathtësi dhe qetësi. Gjithashtu, janë vërejtur disa korrigjime të theksuara të paraqitjeve të zyrtarëve serbe në lidhje me bisedimet e ardhshme. Kryetarja e Qendrës Kordinuese per Kosovën, Sanda Raskoviç - Ivic, e cila deri para disa ditësh ishte kundër asaj që në bisedime të përdoret e ashtuquajtura "shuttle diplomacy", dhe kjo do të thotë se fillimisht bisedimet do të zhvillohen veçmas, njëherë me njërën palë e pastaj me tjetrën. Ajo sot thotë diçka tjetër: Raskoviç: "Nuk mund të evitohet dhe mendoj se kështu do të ndodhë. Ndoshta për këtë fillim kjo është diçka e mirë". Gjithashtu, ajo ishte kundër asaj që ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari të emërohej përfaqësues special ne bisedime i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Ajo ka hequr dorë tanimë nga ky qëndrim. Raskoviç: "Zoti Ahtisari ka një rast shumë të mirë që të dëshmojë profesionalizmin e vet dhe të dëshmojë, se anëtarësimi i tij në Grupin Ndërkombëtar të krizave nuk do të thotë shumë dhe se ata të cilët shpresojnë shumë, pra pala shqiptare, nuk kanë arsye për këtë". Këto dy detaje, vetëm në shikim të parë duken si pak të rëndësishme. Në të vërtetë, Sanda Raskovic njihet për qëndrimet, ndonjëherë të ashpra, të cilat në bisedime të tilla të ndjeshme mund të shkaktojne më tepër dëm sesa dobi.

Sa i përket reagimeve të partive politike ato mund të radhiten në dy kategori. Në të parën hyjnë reagimet e shumices së partive në qeveri, të cilat shpesh janë të idealizuara dhe pa elemente kritike.

Ndërsa qarqet opozitare janë shumë më tepër të matura, por kryesisht shumica janë të kënaqur me mbledhjen e KS të OKB-së. Mund të dëgjohen edhe vërejtje nga ish- funksionarët e lartë ndër të cilët edhe Nebojsha Çoviq, i cili thotë, se për shkak të mosaktivitetit, Beogradi zyrtar ka hequr dorë nga Kosova, mirëpo nuk e shtron pyetjen, se ku ka qenë ai në gjithë këtë. Komentime të tilla, megjithatë janë të rralla.



  • Data 25.10.2005
  • Autor Ejup Stitkoviç
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqss
  • Data 25.10.2005
  • Autor Ejup Stitkoviç
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqss