Duhen garanci për rikthimin e Millosheviçit në Hagë | Politika | DW | 23.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Duhen garanci për rikthimin e Millosheviçit në Hagë

Gjykata kërkoi garanci nga ana e autoriteteve ruse që Milosheviçi pas trajtimit sërish të kthehet në burgun e Tribunalit të Hagës

Sllobodan Millosheviç

Sllobodan Millosheviç

"Nuk ka asnjë garanci për atë, se Millosheviçi pas një trajtimi mjekësor jashtë shtetit do të vazhdonte sërish procesin-tha prokurori Geoffrey Nice, të ejten ku përmes një komunikate hodhi poshtë kërkesën e ish-presidentit të Jugosllavise Sllobodan Millosheviç, për një lirim të përkohshëm për trajtim mjeksor në klinikën e Moskës. Prokuroria argumentoi, se përderisa nuk ofrohet një garanci e tillë, atëherë as nuk mund të merret ndonjë vendim lidhur me këtë. Gjithsesi ekziston frika se nëse Millosheviçi gjendet një herë në liri, do t'i ikën vazhdimit të procesit.

Jefrey Nice e di se Millosheviçi asnjëherë nuk e ka pranuar Gjykatën e Kombeve të Bashkuara, por gjithnjë e ka përshkruar atë si luftë kundër Jugosllavisë. Apo do mund të thoshte se nuk do të ishte në gjëndje shëndetësore të rikthehej. Jefrey Nice poashtu e di, se familja e Millosheviçit jeton në Moskë.

Sllobodan Millosheviçi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktet ballkanike të viteve '90-të. Për shkak të përkeqësimit të shëndetit, procesi ndërkohë është ndërprerë deri më 23 janar. Ende mbetet çështje e hapur, nëse gjykata do të vendosë për një lirim të përkohshëm të të akuzuarit.

  • Data 23.12.2005
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqri
  • Data 23.12.2005
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqri