1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Alevitët luftojnë për të drejtat e tyre në Turqi

Seufert, Günter 28 Nëntor 2007

Ne asnjë vend të botës nuk detyrohen fëmijët që të mësojnë rregullat dhe traditat e një feje që s´është e tyre, si në Turqi, vend anëtar i Parlamentit të Evropës qysh prej krijimit të tij.

https://p.dw.com/p/CUBf
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ishin pikërisht gjeneralët turq ata që prezantoheshin si përfaqësues të shtetit shekullarist, të cilët pas puçit ushtarak të vitit 1982 e bënë mësimin e fesë nëpër shkolla lëndë të detyrueshme për të gjithë. Përpara kësaj kohe mësimi i islamit nuk ishte i detyrueshëm. Zyrtarisht lënda quhet "lënda e kulturës fetare dhe zakoneve" dhe sipas zyrave përkatëse në mësim thjesht informohet mbi fenë.

Tani Gjykata e Strasburgut e akuzon Ankaranë se në shkollat turke fëmijët mësojnë të falen pesë herë në dita sipas traditës dhe mësojnë përmendësh pjesë nga Kurani. Madje ndërkohë ata që duan të studiojnë në universitet pyeten në konkurse edhe për dituri fetare.

Alevitët turq kundërshtojnë mësimin e detyruar të fesë

Ndërkohë alevitët (besimtarë myslimanë), të cilët janë një pakicë prej 15 milionë njerëzish, janë ankuar se nuk duan të marrin pjesë në mësimin e detyruar të fesë. Pikërisht një familje alevite u ankua pranë Gjykatës së Strasburgit për këtë çështje. Eksperti për shkencat fetare Dresler, (Markus Dressler), shpjegon politikën e shtetit turk qysh prej kohës së Versajës dhe krijimit të shtetit në vitin 1923, e cila sipas tij, ka qënë gjithmonë në mbështetje të alevitëve. "Fundja qëllimi ka qënë gjithmonë që të të kthehen në qytetarë të mirë turq për t´i bërë kështu pjesë të besimtarëve sunitë" mendon Dresler.


Por alevitët janë vetëm një pjesë e problemit., sepse pjesë të caktuara fetare brenda fesë myslimane, qoftë ky grupi i Sufistëve apo grupe të tjera rajonale nuk kanë mundësi të dalin në publik. Megafoni i fesë islamike është zyra për çështjet fetare, shprehet Dresler.

Pakënaqësitë e alevitëve

Por në këtë zyrë nuk ka asnjë përfaqësues alevit, ashtu si nuk u lejohet të marrin pjesë në përpilimin e librave shkollorë mbi fenë. Madje mbi alevitët u fillua të flitet për herë të parë nëpër librat shkollorë në vitin 2006. Por ata nuk janë të kënaqur me prezantimin e tyre në librat shkollorë.

Muharrem Aktas nga grupi alevit Haxhi-Bektashi-Veli si edhe avokat i familjes alevite shpjegon: "Ne nuk e pranojmë formën në të cilën na prezanton qeveria, sepse ajo flet mbi ne ashtu siç i pëlqen. Ne duam të prezantohemi ashtu siç e kuptojmë ne botën tonë." Për shtetin dhe qeverinë, besimi i alevitëve është një formë e veçantë mistike e fesë islamike, e cila nuk përmban asnjë element të vërtetë dhe që i mjafton krejtësisht vetëm 1 faqe për t´u përmendur nëpër librat shkollorë. Muharrem Aktas thotë: "Ajo që na ofron qeveria si zgjidhje për problemet tona nuk është realiste, nuk përputhet me vendimin e Gjykatës së Lartë të Strasburgut dhe nuk shkon aspak me principet e Bashkimit Evropian."