Dritë e dobët në fund të tunelit | Politika | DW | 12.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Dritë e dobët në fund të tunelit

Megjithëse bilanci i konferencës së Bagdadit u cilësua pozitiv, dhuna në Irak nuk ka pushuar. Por cili ishte orientimi që dha konferenca e Irakut?

Pasiguri në Bagdad

Pasiguri në Bagdad

Diskutimet me Iranin dhe me pjesëtarët e tjerë të konferencës qenë "rezultative, parimore dhe të orientuara në temë" tha ministri i jashtëm i Irakut në përfundim të konferencës ndërkombëtare njëditore për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Irak. Askush nuk ka shpresa se gjakderdhja në Irak do të marrë fund tani së shpejti, por sidoqoftë me këtë konferencë u bë një hap i parë për një zgjidhje të përbashkët politike të konfliktit të Irakut.

Konferenca e së shtunës e Irakut ishte një hap i parë në drejtimin e duhur. Për këtë mund të jenë dakord të gjithë. Pyetja që shtrohet megjithatë është: cili është drejtimi i duhur dhe para së gjithash, cili është destinacioni? Nga pikëpamja amerikane dhe irakiane, ky do të ishte para së gjithash fundi i ndërhyrjes së huaj, nga pikëpamja siriane dhe vecanërisht iraniane, destinacioni do të ishte fundi i pushtimit të vendit të dy rrymave, dhe nga pikëpamja e fqinjëve të tjerë dhe më pak të përfshirë në konflikt destinacioni dhe synimi duhet të ishte stabilizimi i gjendjes në Irak për të penguar, që flakët e atjeshme të mos përfshinë dhenë.

Edhe po të bësh disa diferencime midis interesave të ndryshme, të duhet të konstatosh se midis tyre nuk ka në thelb kontradiktë. Dhe kjo është baza pozitive e konferencës së të shtunës, në të cilën morën pjesë sidoqoftë përfaqësues të 16 shteteve, mbledhja më e madhe e këtij lloji në Bagdad që prej fundit të epokës së Sadam Huseinit. Të gjitha duan që gjakderdhja në Eufrat dhe Tigr të marrë fund, të gjithë duan një normalizim të gjendjes në Irak dhe të gjithë dëshirojnë, herët apo vonë, tërheqjen e trupave amerikane.

Të gjithë. Edhe SHBA vetë, të cilat e panë veten në Bagdad në një shoqëri të pazakontë, sepse në tryezë ndodheshin edhe Irani dhe Siria. Gjoja me korrektesë biznesi e trajtoi njëra palë tjetrën, megjithëse përndryshe secila palë e mallkon, e kërcënon dhe e shan tjetrën. Për shembull kur bëhet fjalë për grindjen atomike në Iran ose për zhvillimet në Liban.

Edhe nëse raundi i parë në Bagdad nuk ka sjellë ende rezultate të pritshme- raunde dhe takime pasuese të grupeve të punës janë parashikuar-,takimi i Bagdadit qe megjithatë një indikacion i fortë se sukses nuk sjellin kërcëllitja e armëve, sanksionet dhe sanksionet e OKB-së, por - nëse është e mundur- vetëm bisedat e drejtpërdrejta. Eshtë një e vërtetë që dihet nga të gjithë se paqe nuk duhet vendosur midis miqsh, por midis armiqsh. Dhe kjo vlen e spostuar edhe në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit të Irakut:

Kur të gjitha palët kanë pranuar njëherë se megjithë ndryshimet e mendimeve kanë të njëjtin synim në fund, atëherë ato mund të flasin me njëri-tjetrin dhe të bien dakord për një masë kooperimi. Kjo, sic u bë edhe pak pas rrëzimit të Sadam Huseinit, kur amerikanët dhe iranianët morën pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Madrid, për donacionet për Irakun dhe ku bënë premtime për ndihma.

Që atëherë, cdo optimizëm, cdo shpresë ka vdekur se Iraku do të shndërrohet shpejt në një shtet demokratik dhe të lirë. Po kaq më i madh është detyrimi për të gjithë, për të shfrytëzuar cdo rast, për të ndaluar zhvillimin aktual atje. Takimi i Bagdadit ishte rezultati i parë i të arriturit në një përfundim të tillë. Nuk kemi të bëjmë me një kthesë por me një dritë të dobët në fund të një tuneli, tek i cili duhet bërë ende rrugë e gjatë.

  • Data 12.03.2007
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmk
  • Data 12.03.2007
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmk