Drama e refugjatëve dhe afera e Kap Anamurit | Gjermania | DW | 19.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Drama e refugjatëve dhe afera e Kap Anamurit

Historia e shpëtimit spektakular të refugjatëve nga Kap Anamuri dhe pasojat juridike e politike të tij nuk kanë marrë ende fund. Kjo, pasi anija e Kap Anamurit qëndron akoma e sekuestruar në portin sicilian dhe diskutimet pro dhe kundra lidhur më këtë aksion sapo kanë filluar në qarqet evropiane dhe ato të organizatave humanitare. Ku ndodhet kufiri mes një shpëtimi dramatik dhe inskenimit të tij?

Elias Bierdel, drejtues i Kap Anamurit

Elias Bierdel, drejtues i Kap Anamurit

Kur drejtuesi i organizatës humanitare Kap Anamur Elias Bierdel dhe ekuipazhi i anijes me të njëjtin emër u liruan pas disa ditësh arresti u mbyll një kapitull i dramës së refugjatëve në detin Mesdhe, prane brigjeve siciliane. Pavarësisht se si afera e Kap Anamurit do të vlerësohet nga pikëpamja juridike një gjë ju bë e qartë miliona telespektatorëve, dëgjuesvë të radios dhe atyre të gazetave keto ditë. Në luftën se kush do t'a marrë të drejtën, as organizata Kap Anamur dhe as politikanët italianë e gjermanë nuk mbetën pas njëri tjetrit. Nga të dyja palët reaguan profesionistë të mediave: Ish gazetari Elias Bierdel,që e di se si funksionojnë mediat si edhe Ministri i brendshëm gjerman Oto Shili, përgjegjës për Ligjin dhe rregullin në vendin e tij, përfaqësues i "Mainstream" në vendin e tij dhe që është i sigurtë që e ka duartrokitjen e publikut pas vetes.

Sikur debati lidhur me aferën e Kap Anamurit të ishte një ring i vërtetë dhe jo aferë mediash, atëherë ai do të ishte një debat për temat kardinale, pra për politikën e refugjatëve në Evropë, për bandat kriminele të trafikut njerëzor, avokatë kriminelë, që synojnë vetëm të pasurohen me fatkeqësinë e qindra azilantëve. Por kështu diskutimi i iniciuar nga afera e refugjatëvë në brigjet siciliane, mbetet një retorikë boshe, ku parësore mbetet forma, aty ku mediat presin për "skupin", pra kush e kush të nga ato të jetë e para në njoftimin sensacional, me qëllim të mbushjes së minutave të transmentimit dhe faqeve të gazetave.
Rezultati i kësaj është se ne jemi një shoqëri me flux informacionesh por jo e informuar. Kjo situatë tregohet qartë ne aferën e Kap Anamurit. Presioni i politikës dhe shoqërisë civile për të qenë vetëm të suksesshëm i zhvendos problemet e vërteta shoqërore në qarqe të vogla të specializuara. E parë në një plan afatgjatë kjo e dëmton demokracinë, e cila ka nevojë për opinionin publik dhe diskutimin e tij në mënyrë që të regjenerohet. Dhe të varfrit afrikanë? Ata janë të gënjyer dyfish. Nga njëra anë të gënjyer nga trafikantë të paskrupullt në Afrikë dhe nga ana tjetër të përdorur në perëndim për mision spektakular humanitar si edhe për të manifestuar plotërinë e fuqisë së politikës.

Kjo aferë të lë një shije jo të mirë dhe duhet të shërbejë si një rast për të menduar se si mund të veprohet publikisht me mjerimin e të tjerëve.

  • Data 19.07.2004
  • Autor Hajnrich Bergshtreser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6E
  • Data 19.07.2004
  • Autor Hajnrich Bergshtreser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6E