Doris Pak: ″Humbësit duhet ta pranojnë humbjen″ | FOKUS | DW | 06.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Doris Pak: "Humbësit duhet ta pranojnë humbjen"

Intervistë me Doris Pak, udhëheqëse e delegacionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës në zgjedhjet e Shqipërisë.

Doris Pak para gazetarëve

Doris Pak para gazetarëve

Zonja Pak, zgjedhjet e tre korrikut ju i keni quajtur si një shans të fundit për Shqipërinë. Pse?

Pak: Jo vetëm unë, por të gjithë ne në Bashkimin Evropian, kemi vlerësuar se një vend i cili pretendon të jetë demokratik, duhet që t'i vendosë edhe themelet e demokracisë. Do të thotë të zhvillojë zgjedhje të regullta.

A ishin pra këto zgjedhje të rregullta dhe a e ka shfrytëzuar Shqipëria këtë të ashtuquajtur shans të fundit?

Pak: Nuk do të thosha se ishin të rregullta në tërësi. Unë i bashkangjitem qëndrimeve të shprehura edhe në Tiranë, ku isha si vëzhguese: vetëm pjesërisht janë plotësuar standardet e bashkësisë ndërkombëtare. Listat zgjedhore edhe kësaj radhe nuk ishin të plota. Përgjegjësinë për këtë mbanë administrata e shtetit dhe ato lokale.

Ka pasur shumë kritika edhe ndaj sistemit zgjedhor në Shqipëri, më mirë thënë ndaj të ashtuquajturës "skema e Dushkut". A jeni ju të knaqur me këtë sistem të përzier zgjedhor dhe cfarë duhet të ndryshohen në këtë sistem?

Pak: Ky sistem zgjedhor është legal. Një sistem i ngjashëm ekziston edhe në Gjermani. Problemi është që me këtë sistem në Shqipëri hapen mundësi për keqpërdorime. Këtë kanë bërë të dyja partitë e mëdha: socialistët dhe demokratët, të cilët përmes sistemit proporcional pretendojnë të fitojnë edhe më shumë mandate. Kjo vetvetiu nuk është ilegale, por nuk i përgjigjet në tërësi vullnetit të zgjedhësve. Në një vend me demokraci të re sic është Shqipëria, nuk do të duhej të ketë një sistem kaq të komplikuar zgjedhor, për shkak të rrezikut të keqpërdorimeve. Do të ishte mirë sikur në zgjedhjet e ardhëshme të kishte një sistem më të thjeshtë zgjedhor.

Ndërkohë janë janë paralajmëruar ankesa të shumta të socialistëve. Në përgjithësi shikuar, a janë këto zgjedhje të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare?

Pak: Unë mund t'ju them vetëm ato që kemi parë ditën e hënë: këto zgjedhje shënojnë një përparim në krahasim me zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2003. Mirëpo, organizimi i zgjedhjeve ka mundur të jetë edhe më i mirë. Shpresojmë se do të nxirren mësimet përkatëse nga gabimet e tanishme. Gabime ka pasur nga të dyja kampet kryesore, por kjo nuk do të thotë se ato kanë ndikuar në rezultatet përfundimtare.

Kampi socialist ka shprehur paknaqësi dhe ka paralajmëruar ankesa të reja. Keni frikë nga mundësia e përsëritjes së ndonjë kaosi në Shqipëri?

Pak: Jo, nuk e besoj. Nuk e shoh asnjë shkak pse të shkaktohej ndonjë sistuatë kaosi. Sipas informacioneve tona, këto zgjedhje janë relativisht të qarta. Humbësit duhet ta pranojnë humbjen dhe të përpiqen që herën tjetër të fitojnë. Jam shumë e lumtuar që deri tani prej asnjë force politike nuk ka parlajmërime për bojkot. Këto kohëra duhet të janë kaluar një herë e përgjithmonë. Shpresoj se gjendja në Shqipëri do të mbetet stabile dhe që ankesat të trajtohen si duhet. Mendoj që komisioni zgjedhor ka kryer një punë shumë të mirë.

Sipas informacioneve më të fundit, Partia Demokratike ka shënuar një fitore të qartë në këto zgjedhje. Cfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Pak: Të paktën një ndryshim të plotë qeveritar. Fitorja e Partisë Demokratike do të thotë një shkëputje e plotë nga praktika e deritanishme. I njëjtë do të mbetet vetëm angazhimi për integrime në Bashkimin Evropian. Mirëpo, shpresoj se qeveria e ardhëshme do të jetë edhe më e vendosur në plotësimin e kushteve për integrim. Ne do të presim rezultatet e 100 ditëve të para të qeverisë. Shpresoj se do të jetë më e vendosur në zbatimin e ligjeve dhe normave të parashtruara prej Bashkimit Evropian. Poashtu, besoj se kryeministri i ri i mundëshëm, Berisha, është një puntor i vërtetë, i cili zbaton fjalët në vepra. Zëvendësimi i qeverisë së majtë me një të djathtë është një hap shumë normal. Shpresoj se Shqipëria do të profitojë nga këto ndryshime.

Sali Berisha nuk është ndonjë figurë e re në skenën politike të Shqipërisë, sepse edhe më parë ishte president dhe lider opozitar. A mendoni se ai dhe qeveria e tij do të zgjidhin problemet e shumta në Shqipëri?

Pak: Ai me siguri që do të përpiqet t'i zgjidhë problemet e tanishme në Shqipëri, në qoftë se janë të zgjidhëshme. Kontestuese është vetëm nëse do të ketë bashkëpuntorët e duhur. Unë kam besim tek ai, sepse Berisha është një njeri puntor dhe i veprimeve. Mirëpo, varet edhe prej sukseseve në luftën kundër korrupcionit dhe nepotizmit. Në qoftë se Berisha zëvendëson një nepotizëm me një nepotizëm tjetër, do të kthehemi atje ku ishim. Shpresoj se ai ka nxjerrë mësime nga e kaluara. Në administratë duhet të mbeten njerëzit e aftë, ndërsa të paaftit të zëvendësohen sipas punës dhe jo përkatësisë partiake. Populli shqiptar ishte i mendimit se duhet të ketë një qeveri të re. Shpresojmë se do të ketë një qeveri të mirë.

Sipas mendimit tuaj, cilat janë shkaqet kryesore të humbjes së socialistëve?

Pak: Vitet e fundit nuk e kanë dëshmuar ndonjë punë të mirë. Përsonalisht mendoj se kryeministri i tanishëm nuk është një adhurues tepër i madh i punës dhe se nuk i ka kryer të gjitha punët e duhura. Nuk mjafton vetëm nxjerrja e ligjeve, por ato duhet të zbatohen. Eshtë fakt që vitet e fundit, korrupsioni ka lëshuar rrënjë gjithandej. Kjo dukuri duhet të eliminohet. Ai ka humbur shumë vota edhe për faktin se nuk i ka kryer punët që është dashur. Kryeministri ka humbur edhe për shkak të përcarjes së partisë, sepse Meta ka marrë një sasi të zgjedhësve. Nano kishte mundësinë që në tetë vjetët e fundit t'i dëshmojë aftësitë e tija. Zgjedhësit ishin të mendimit se kështu nuk duhet të vazhdojë dhe kjo është e drejtë e popullit.

Sa i përket Metës dhe partive të tjera më të vogla. shumëkush ka besuar se ato do të luajnë një rol më të rëndësishëm...

Pak: Kjo ka të bëjë me sistemin e Dushkut, prej të cilit profitojnë partitë e mëdha. Më parë këtë kemi parë në rastin e Pollos e kësaj radhe të Metës - ndonëse duhet thënë se Ilir Meta, nuk është ndonjë forcë e re. Ai edhe vet ishte kryeministër kur ka mundur t'i bëjë disa ndryshime. Sistemi i Dushkut ka ekzistuar edhe në kohën e tij. Në Shqipëri ekzistojnë forca të shumta të reja dhe më vjen shumë keq që partitë nuk po u japin shansin që meritojnë. Shpresoj se kjo do të ndryshojë.

Si do të ndikojnë këto zgjedhje në raportet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si një prej synimeve kryesore të Tiranës zyrtare?

Pak: Vlerësimet tona do t'i japim pas rezultateve përfunditmare. Ne do të theksojmë se vetëm pjesërisht janë plotësuar standardet ndërkombëtare. Do të kërkojmë që në zgjedhjet e ardhëshme të përmirësohen gabimet e tanishme. Në fund të vitit do të paraqiten edhe qëndrimet e komisionit të BE. Lëshimet e tanishme me siguri që do të kenë një influencë të caktuar. Fakti që në këto zgjedhje kishte lëshime, nuk do të ndikojë në përmirësimin e pozitës së saj.

  • Data 06.07.2005
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk5
  • Data 06.07.2005
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk5